28 Janar, 2023

Deputetja e PD: ‘Non grata’ e SHBA për Berishën nuk është një hata, atë e votojnë shqiptarët

 Deputetja e PD: ‘Non grata’ e SHBA për Berishën nuk është një hata, atë e votojnë shqiptarët

Për anëtaren e kryesisë së PD-së Fatbardha Kadiu, shpallja non-grata nga SHBA-të nuk lidhet me ligjet e vendit nga ku është personi i shpallur, ku në rastin e Sali Berishës, nuk lidhet me ligjet e Shqipërisë.

“Për shpalljen non-grata unë kam një perceptim shumë më ndryshe në vetvete.

Nëse do të ulej secili për ta definuar, nuk do të shihej si një “hata” që ka ndodhur. Shtetet funksionojnë me ligje.

Non-grata është një tullë politike. Kjo nuk ka të bëjë me ligjet e shtetit tjetër”, u shpreh Kadiu, e cila u shpall si me e votuara ne Kryesine e PD.

Ajo tha se shpallja e kryetarit të PD-së Sali Berisha non-grata, nuk do e pengojë PD-në, pasi sa herë PD haset në vështirësi, bëhet më e fortë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *