29 Nëntor, 2023

Deputeti socialist reagon pas shpalljes në kërkim të nipit të tij: Kam tre muaj që se takoj

 Deputeti socialist reagon pas shpalljes në kërkim të nipit të tij: Kam tre muaj që se takoj

Deputeti i Krujës Rrahman Rraja, ka reaguar pas shpalljes në kërkim të nipit të tij, Ramazan Rraja. 

Në një reagim, Rrahman Rraja shprehet se prej 3 muajsh nuk ka pasur komunikim me nipin e tij, dhe aq më pak që të ketë qenë i përfshirë në këtë ngjarje.

“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur Rrahman Rraja.

Ramazan Rraja është shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në Lezhë, ku së bashku me dy persona të tjerë, hyri i armatosur në lokal, sipas policisë për t’u hakmarrë për një sherr të vjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *