28 Janar, 2023

Deputeti i PD shpërthen në Kuvend: O bastardë, do ju marrim zvarrë se ju njihni vetëm gjuhën e forcës. Trembet Balla

 Deputeti i PD shpërthen në Kuvend: O bastardë, do ju marrim zvarrë se ju njihni vetëm gjuhën e forcës. Trembet Balla

Një term i përdorur nga deputeti demokrat Edmond Spaho ka revoltuar kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Teksa mbylli fjalën Spaho deklaroi se ‘bastardët kuptojnë vetëm me gjuhën e forcës’.

Kjo e revoltoi Taulant Ballën i cili kërkoi të ndërpritet seanca në mënyrë që të mblidhet komisioni i etikës për të marrë një vendim për Emond Spahon

“Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm gjuhën e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”- deklaroi Spaho.

Pas kësaj ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili tha se Spaho duhet të kërkojë falje ose të largohet. Sipas tij nuk mund të vazhdohet me një person që vjen këtu pas konsumimit të 7 gotave me raki.

“Këtu ti sot del përjasht. Atë fjalën e fundit bastardë, zotëria nuk mundet të rrijë më në këtë sallë. Zonjë ndërpritet seanca, të thirret komisioni përkatës. Këtu nuk mund të vazhdojmë më që të vijë një njeri pas konsumimit të 7 gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje Kuvendin.

Të lutem, zoti Noka kam respekt por zotëria në fund tha një fjalë të rëndë. Ose merr fjalën e kërkon ndjesë, ose zotëria sipas përcaktimeve të Kodit të Etikës dhe rregullores do të veprohet.

Ato ose t’i mbajë për familjen e vet, sepse askush prej nesh nuk mund të tolerojë të shkojë në darkë tek fëmijët e tij dhe ta pyesin se çfarë tha. Mendoj se e tha pa dashje. Nëse e tha me dashje pastaj është puna e tij.”- tha Balla.

Pas kësaj drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj vendosi të ndërpresë seancën deri sa të merrte një vendim për deputetin demokrat.

Replikat

Emond Spaho: Këta marrin vesh vetëm shumë e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë.

Taulant Balla: Fjala e fundit që the. Këtu del përjashta ti sot dhe nuk vjen më. Atë fjalën e fundit bastard zotëria nuk mund të rrijë më në këtë sallë. Të thirret komisioni përkatës. Ose bëhet njëri shembull tani dhe nuk mund të vazhdojmë më.

Të vijë një njeri pas shtatë gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje kjo nuk shkon. O e merr ndjesë dhe kërkon ndjesë për fjalën që tha ose zotëria sipas përcaktimeve që ka kodi i etikës. Nuk tolerojmë që të shkojmë në darkë te fëmijët dhe të pyesin fëmijët për këtë fjalë.

Ermonela Felaj: Për replikë nuk jua jap fjalën zoti Spaho. Deputetë nuk janë bërë shembull. Vazhdohet të përdoret gjuha e dhunës. Nëse do kërkoni ndjesë. Replikë nuk keni të drejtë të bëni.

Edmond Spaho: Më jep fjalën (…)

Ermonela Felaj Teknika ju lutem mikrofon zotit Spaho

Edmond Spaho: Nuk keni moral ju të më kërkoni mua të them më fal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *