29 Maj, 2023

Deputeti i PD: Kur ulemi në kafe, themi kush do e paguaj, aty ka shkuar puna

 Deputeti i PD: Kur ulemi në kafe, themi kush do e paguaj, aty ka shkuar puna

Fermerët e Divjakës janë grumbulluar paraditen e sotme para Kuvendit të Shqipërisë për të protestuar, për kërkesat që ata kanë për këtë sektor.

Pasi kryeministri Edi Rama po shkonte në Kuvend, ata i kanë dalë para, ndërsa kreu i qeverisë ka marrë disa prej përfaqësuesve të tyre që të bisedojnë në Kuvend.

“Kush janë përfaqësuesit tuaj, se nuk flas dot me të gjithë. Hajdeni të flasim bashkë në Kuvend se nuk bëhet në rrugë kjo”, tha Rama.

Ndërsa në mbështetje të fermerëve ka dalë edhe deputeti i opozitës, Saimir Korreshi, i cili është me fermerët jashtë në Kuvendit.

“Ne barazohemi me rajon 70 milion euro japin ata, ne japim 3.2 miliard shumica ka kaluar për reklama dhe seminare fermerët i duan lekët në dorë të prekin produktin.

Une e di problemin në gjenezë, se jam arritur atje. Jam shok me fëmijët e fermerëve.Kur ulemi në kafe mendojë kush do paguaj kafet. Deri aty ka arritur gjendja.

Unë kam kaq kohë që flas, prandaj këta duhet të vijnë këtu që të merren parasysh problematikat. Ata kanë nevojë për jehonë për problemet e tyre” tha ai nder te tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *