Deputeti demokrat: O socialistë, bastardë jeni, çfarë prisni t’ju them unë? Do ju hedhim në plehra shumë shpejt

Deputeti demokrat Edmond Spaho komentoi përjashtimin që iu bë një ditë më parë në Parlament, pasi i quajti socialistët bastardë.
Spaho tha se politikisht ishte korrekt pasi qeveria e Ramës po bën para në krizë në kurriz të qytetarëve të vet duke i gënjyer.
Ai u shpreh se kjo është një qeveri që bashkëpunon me krimin, e korruptuar nga maja e kokës në fund të këmbëve.
“Me çfarë termash do ta quash, kriza ekziston, jo vetëm këtu, në gjithë Europë, por vendet e tjera po mbështesin qytetarët, po i ulin taksat, japin bonuse që t’ua bëjnë jetën sa më të lehtë.
Ne po na shkon 260 lekë për litër karburanti, fiton qeveria dhe oligarkët.
Disa pika e mbajnë çmimin më të ulët se bordi, kur qeveria iu thotë qytetarëve se kanë minimumin e fitimit.
Kështu dhe me produktet ushqimore. Për 4 muaj ka mbledhur 340 milionë dollarë më shumë”-tha Spaho.
“Atëherë me çfarë emri duhet t’i quash këta, përveçse bastardë”, pyeti ai.
Ai tha se PD me Berishën në krye do nisin protestat për rrëzimin e Qeverisë.
“Ka ardhur koha të kalojmë në aksione konkrete, qoftë në definimin e kësaj opozite, kontaktimin e të gjithë shtreave dhe grupeve që duan të kontribuojnë për të rrëzuar Ramën.
Nuk po kërkojmë të ndryshojnë bindjet e tyre, por dhe një i majtë që shikon situatën, është i mirëpritur të japë kontributin në interes të shoqërisë dhe vendit.
Koha që ose ngrihemi të gjithë, ose ne do vazhdojmë për ditë e më shumë në diktaturë. Roli i opozitës është i pazëvëndësueshëm.
Nuk duhet pritur çdo gjë vetëm nga opozita, por të pyesim veten çfarë kontributi dhashë sot për të rrëzuar këtë pushtet.
Kur të fillojë stina e protestave, asnjë protestë s’duhet të përfundojë pa rezultat qoftë dhe minimal.
Do i hedhim në koshin e mbeturinave shumë shpejt”-deklaroi Spaho.