Denoncimi i gazetarit: Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë po verbojnë shoferët, po na rrezikojnë jetën!

Gazetari Erjon Skendaj përmes një komunikimi në rrjetet sociale ka denoncuar një dhunim, me firmë shtetërore, që sipas tij po bën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka vendosur në të gjitha kryqëzimet kryesore të Unazës reclama gjigande LED, të cilat po verbojnë shoferët që e përdorin këtë aks rrugor.
“Si dhurate per vit te ri kryebashkiaku Erjon Veliaj ka vendosur te verboje shoferet duke vendosur ne te gjitha kryqezimet kryesore te unazes reklama gjigande led qe llamburisin dhe te marrin syte, sidomos naten.
Kjo vendimarrje e bashkise perben nje shkelje flagrante te kodit rrugor dhe per cdo reklame te kundraligjshme bashkia duhet te gjobitet nga autoriteti per sigurine rrugore, sipas kodit, nga 100-400 mije leke.
Por shteti hesht, policia hesht dhe pse qendron ne cdo kryqezim, ndersa reklama te tilla verbuese dhe qe terheqin dukshem vemendjen nga rruga, mund te behen ne cdo moment burim aksidenti me pasoje jeten.”, shkruan në postimin e tij gazetari Skendaj.