28 Shtator, 2023

Demokratja e Lushnjes masakron Berishën: I keni shumë borxh këtij qyteti, na vjen këtu për hallet e tua

 Demokratja e Lushnjes masakron Berishën: I keni shumë borxh këtij qyteti, na vjen këtu për hallet e tua

Një demokrate i ka thënë ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltores” që u mbajt në Lushnje se u ka shumë borxhe atyre. Gjatë fjalës së saj, demokratja u shpreh se e gjithë Lushnja dhe qarku i Fierit i kanë dhënë shumë vota Partisë Demokratike, por nuk e kanë marrë asnjëherë atë që kanë merituar nga PD-ja. Ajo shtoi se ata u kanë hapur derën shumë personave, të cilët më vonë në vend që t’i respektonin i kanë quajtur frikacakë.

“A do legjitimohen pushtetet dhe funksionet dhe gjëja e dytë që do parashtroja është se ju dhe shumë të tjerë i keni shumë borxhe demokratëve Lushnjarë, pasi nuk e kanë marrë atë që kanë merituar nga PD-ja.

Ne në qarkun e Fier kemi qenë ata që i këmi dhënë PD-së më shumë vota, po asnjëherë nuk jemi vlerësuar. Nën petkun e të deleguarve ne u kemi hapur derën e partisë shumë personave, por ne nuk e bëjmë këtë nga që jemi frikacakë, pasi shumë na thonë që kemi frikë edhe lepuri.

Por në fakt ne jemi njerëz me shumë vlerë dhe devotshmëri brenda vetes sa kemi respektuar dhe u kemi hapur derën gjithkujt, por në vend që të na respektonin na kanë bërë të ndihemi të pa vlerë.

Ju sot ndiheni i indinjuar pasi ju kanë prekur të drejtën tuaj, por ju duhet të pyesni veten se sa demokratë janë ndjerë të fyer dhe janë prekur pasi nuk kanë marrë atë që kanë merituar ,” tha ajo

1 Comment

  • Bravo shume mire ja the por une doja te shtoja edhe dicka tjeter qe z berisha pas 30 viteve ne neokomunizem qe ai vete drejtoi prap tek ai te kthehemi ska djem te rinj ta drejtoje vendin porduhet se sben qe keta qe jan pergjegjes per kete situat ti rizgjedhim prap

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *