27 Shtator, 2023

Demokrati nuk përmbahet për Berishën: Je një mal i gjelbër, je një shpresë. Paç jetë të gjatë për të mirën e shqiptarëve

Sali Berisha zhvilloi “Foltoren” e radhës në Burrel. Një anëtar i PD-së teksa mori fjalën, thuri lavde plot për Berishën.

“Je një mal i gjelbër, je një shpresë. Paç jetë të gjatë për të mirën e shqiptarëve”, i tha demokrati.

Ndërsa për Lulzim Bashën ai tha se është një lider i dështuar. Madje i kujtoi edhe 21 Janarin, ku sipas tij Basha si ministër i Brendshëm nuk kishte 3 automjete zjarrfikëse për të shpërndarë turmën.

“Në 21 Janar, Lulzim Basha nuk kishte tre zjarrfikëse të shpërndante turmën e protestuesve”, tha demokrati nga Burreli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *