27 Nëntor, 2022

Demokratët e Lezhës: Sali Berisha si Skënderbeu, po bën Besëlidhjen e dytë në histori

 Demokratët e Lezhës: Sali Berisha si Skënderbeu, po bën Besëlidhjen e dytë në histori

Demokratët e Lezhës kanë folur për pritshmëritë e tyre në lidhje me referendumin e thirrur nga Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike.

“Nga referendumi pres largimin nga PD të elementëve që po bëjnë 8 vjet që na kanë kthyer mbrapsht si parti. Një parti opozitare që voton çdo gjë mbrapsht të partisë në pushtet do të thotë se është bashkëfajtore me hajdutët që janë në pushtet.

Jemi të detyruar të largojmë ish-drejtuesit e PD që na prenë në besë dhe na kthyen mbrapsht. Amerika është shtet që ka pavarësinë e vet, ne tonën.Zoti është në qiell, secili popull… 

Është shpallur non grata nga një qeveri në Amerikë, nesër pasnesër vjen qeveria që e do. Pres pjesëmarrje masive për shkarkimin e Bashës. 

Aio duhet larguar se ka krijuar përçarje në PD. Me zgjedhjen e një kryetari të ri do të jetë më e bashkuar dhe e fortë. Votova për doktor Berishën.

Pres me e heq qafe atë faqe të zezë që bashkëpunon me Edi Ramën, janë bashkë të dy.

Në Shqipëri erdhi Skëndërbeu dhe bëri Besëlidhjen, erdhi doktor Berisha me bë Besëlidhjen. 

PD do të jetë shumë më e fortë.”, u shpreh njëri nga anëtarët e PD në Lezhë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *