Demokratët duan Berishën o të mjerë, nuk ia jepni dot me zor Alibeajt PD-në

Nga Hysni Gurra
Skema e njëjtë, aplikuar në dy vende të ndryshme.
Kongresmeni republikan Tom Rice ka qenë ligjvënës në Karolinën e Jugut për 5 mandate nga republikanët.
Kur ndodhen trazirat në Kapitol, Toma me shokët e tij (9 tjerë), tradhtuan Donald Trumpin dhe u bashkuan me kundërshtarët për ta shkarkuar si president.
Ishte, ç’ishte Trump, dhe kjo është gjykim si subjektiv ashtu edhe objektiv, por në fund të fundit lëvizjet e tij shërbyen për të çjerrë maskën e elitës liberale që ekzistonte në të dyja kahet e politikës amerikane.
Nxori zbuluar se pavarësisht kaheve politike ku militonin, qëllimin dhe bashkëpunimin e nëndheshëm e kishin të përbashkët.
Mirëpo ja që doli se Trumpi nuk ishte thjesht një individ, ishte vullneti i republikanëve dhe një pjese të madhe të amerikanëve.
Ky Tomi ka kandiduar për mandat tjetër në primare dhe ka humbur me 25 pikë përqindje diferencë me kandidatin që ka mbështetur Trump në. Pra, Trumpi nuk është individi, është mbështetja e votuesve republikanë.
Rice ka qenë një mbështetës i Trump deri në trazirat e Kongresit më 6 janar 2021, pas kësaj ai u bë një nga 10 republikanët që u rreshtuan me demokratët për të ngritur akuzë ndaj presidentit në largim për nxitje të kryengritjes.
Trump u lirua nga akuza politike në Senat.
Ndërkohë analistët politikë në SHBA janë të bindur se republikanët do të fitojnë në zgjedhjet e mesmandatit në nëntor përballë demokratëve të cilët me Gjumashin kanë rënë në pikiatë.
Jo vetëm kaq, por republikanët kanë fituar për herë të parë në një zonë hispanike në Teksas.
Ata që akuzonin Trumpin si racist kanë humbur pikërisht në një zonë që presupozohej bastion i tyre.
Plus para ca kohësh më duket i mundi një shofer kamioni në Nju Xhersi.
Vijmë në Shqipëri.
E njëjta skemë.
E njëjta skemë sepse lojtarë që e kanë krijuar janë të njëjtë në mendësi, por janë aq të trashë sa e aplikojnë identike.
Me një ndryshim që s’ke ç’i bën për arsye të ditura: në Amerikë mund të bësh sa mund të bësh lojëra, siç i bënë Trumpit, por në fund nuk ka ‘Amerikë’ atje, ka votë dhe pushtete të ndara që s’ta vërshëllejnë shumë me gjithë problemet që mund të ketë sistemi.
Ndërsa në Shqipëri, pushtete të ndara s’ka, por jo vetëm kaq, po ka edhe ‘Amerikë’ e cila mund të rreshtohet si t’i dojë qejfi ndonjëherë.
Megjithatë, çuditërisht demokratët në Shqipëri, po edhe një pjesë e mirë e popullit, përveç analistëve politikë ‘naivë’, e orientojnë diskursin publik si të paguhen.
Edhe nëse faktet bëjnë muuu, siç ndodhi në PD, ku u faktua më shumë se një herë që demokratët duan Berishën, ata prapë vazhdojnë i bien qemanes siç vjen porosia.
E lobuan me sukses dhe e shpallën Berishën non grata.
Kuptuan shpejt se nuk e arritën qëllimin, nuk e ‘vranë’ dot politikisht.
Atëherë çorrën maskat dhe filluan me mjete ‘të jashtëzakonshëm’.
Filluan të përdorin, ose më saktë, të keqpërdorin fuqinë dhe forcën kundër vullnetit të demokratëve.
Dështuan edhe me këtë metodë.
Dështuan edhe me logon edhe me vulën.
Në fund ka mbetur një grusht deputetësh, i cili për ironi po shkon drejt numrit 10-të, fiks si grupi i republikanëve që tradhtuan Trumpin.
E, analistet politikë, përkundër asaj që duket, nuk reflektojnë siç bëjnë kolegët e tyre amerikanë, që edhe pse nuk e duan Trumpin, e lexojnë dhe e thonë që në zgjedhjet e mesmandatit do jetë fitues.
Jo! Media këtu nuk ka frike se falimenton apo i bie besueshmëria nëse shtrembëron faktet e dukshme dhe të vërtetën, se i ka burimet e financimit ndryshe.
Prandaj këtu analistët dhe media thonë: mirë me mirë, e ka Berisha shumicën, po nuk fiton dot se i ka ‘ata’ kundër.
Bile bëjnë edhe sikur s’duan me e pa me sy Ramën, por pohojnë se përkundër kësaj, për fat të keq ai do rrije deri nga 2030 a deri nga 2050
Ja ashtu siç nuk po fiton Trumpi atje se i ka ‘ata’ kundër, nuk do fitojë edhe Berisha këtu se i ka kundër.