30 Nëntor, 2022

Deklarata: Edi Rama, kryeministri më i mirë në historinë e Shqipërisë. S’krahasohet asnjë në Ballkan me të

 Deklarata: Edi Rama, kryeministri më i mirë në historinë e Shqipërisë. S’krahasohet asnjë në Ballkan me të

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, në studion e ‘Arnautistan’ ka deklaruar se Edi Rama mund të cilësohet si  kryeministri më i mirë shqiptar nga ana e përgatitjes.

Sipas tij, Rama ka një përfaqësim dinjitoz përsa i përket aspektit politik, por ajo që mungon në Shqipëri është demokracia e mirëfilltë, ku shoqëria duhet të lëvizë.

“Shqipëria ka një kryeministër i cili po them se nga Vjena në Athinë është më i miri nga ana e përgatitjes.

Nuk jam për të bërë avokatin e tij, por edhe Berisha dhe Basha kanë një përfaqësim dinjitoz.

Ajo që unë shoh në jetën tuaj politike është se ju mjungon dhe se ende nuk jeni shndërruar në një  demokraci të mirëfilltë dhe jeta jujaj politike duhet të jetë më e hapur dhe demokratike dhe duhet të jetë më dinamike dhe e shoqëria duhet të lëvizë.

Rama ka koncept politik dhe moral, gjë që se shoh te Vuçiç dhe të tjerë në Europë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *