Deklarata e fortë e Bashës: Fëmijët dhe dhëndri i Berishës po hetohen nga SPAK

Lulzim Basha tha në Top Channel ndër të tjera se familjarët e Sali Berishës janë nën hetim nga SPAK-u.
Mënyra se si e artikuloi Basha këtë fakt ishte shumë e stërholluar pasi iu drejtua gazetarit që “Kjo që thoni ju është sikur unë të them se SPAK-u po heton familjen e Berishës”.
Kjo mbetet një deklaratë e fortë e kryetarit të PD-së, që për herë të parë thotë publikisht se SPAK-u po heton familjen e ish-kryeministrit Berisha.
I pyetur me insistim nga Eni Vasili për këtë që sapo tha live para shqiptarëve, Basha heshti dhe la të kuptohej se ajo që kishte thënë pak më parë është e vertetë.
Pra sipas Lulzim Bashës SPAK-u po heton familjen e Berishës.