Çudia: Monika Lubonja drejtore e kopshtit të ri zoologjik, paguhej si këshilltare e Veliajt kur harbohej në shtëpinë e BBV

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama prezantuan disa ditë më parë kopshtin e ri zoologjik, i quajtur Tirana Zoo Park.
Gjatë vizitës në hapsirat e reja, Rama dhe Veliaj shoqëroheshin nga një bionde, e tranformuar edhe ajo.
Ajo është Monika Lubonja, e cila është emëruar nga Veliaj drejtoreshë e Kopshtit të ri Zoologjik.
Se çfarë lidhje ka aktorja e teatrit Monika Lubonja me administrimin e kopshtit me 160 kafshë, këtë duket e vështirë për ta kuptuar.
Me sa duket Veliaj ka menduar për t’i gjetur një vend pune aktores pas eksperincës së saj brenda ‘BBV’, duke i besuar kopshtin e ri me kafshë të vjetra.
Gjatë kohës kur Monika Lubonja tërbohej, zhvishej dhe kërcente në vaskë në BBV, sipër Arjola Demirit, ajo paguhej si këshilltare e Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës.
Tashmë do të drejtojë kopshtin zoologjik, në të cilin ndodhet edhe një tigër pa dhëmbë.