28 Nëntor, 2023

Covid prek Komisionin Europian, von der Leyen izolohet pasi shoferi i rezultoi pozitiv

 Covid prek Komisionin Europian, von der Leyen izolohet pasi shoferi i rezultoi pozitiv

Covid-19 ka hyrë në zyrat e Komisionit Europian, duke detyruar Presidenten e këtij institucioni që të anulojë takimet e parashikuara, të paktën për këtë javë.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen njoftoi përmes rrjeteve sociale se shoferi i saj personal ka rezultuar pozitiv me Covid.

Kjo ka bërë që Presidentja të anulojë pjesëmarrjen në seancën plenare të Parlamentit Europian, në pritje të kryerjes së testimeve për të mësuar nëse ajo vetë është prekur apo jo nga virusi.

Von der Leyen do të raportonte në Parlament në lidhje me planet e komisionit dhe paketat financiare për përballimin e pasojave të Covid, si dhe në lidhje me përplasjen mes Brukselit me Varshavën dhe Budapestin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *