3 Dhjetor, 2022

Çmendet Erion Braçe, i quan shqiptarët kokëboshë

 Çmendet Erion Braçe, i quan shqiptarët kokëboshë

Deputeti Erion Braçe, i njohur dhe si gojëlëshuar hera-herës, në varësi të çështjes për të cilën debaton, quajti si kokëboshë ata shqiptarë, të cilët rebelohen ndaj vaksinimit apo rregullave COVID këtu në Shqipëri, por jashtë binden pë problem.

Ai solli rastin e atyre të cilët shkuan në Milano për derbin Milan – Inter, e nuk u lanë të hynin.

“Dje janë kthyer shqiptarët kokëboshë që morën përsipër të hynin në stadiumin kryesor të Italisë, u kthyen mbrapsh se nuk kishin pasaportë vaksinimi.

Kishin marrë një letër testi në dorë dhe mendonin se do hynin në stadium me letër.

Kokëboshët shqiptarë, një pjesë u kthyen në aeroport, një pjesë tek dera e stadiumit vetëm për këtë histori.

Kurse këtu hyn në stadium, 22 mijë dhe për qejf të atij të Federatës bëhen edhe 28 mijë atje brenda dhe Tirana vazhdon ta vuajë sot me numrin më të lartë të infektuarve të rinj”, tha Braçe duke folur në komisionin për Ekonominë dhe Financat

Ish- zv.kryeministri përmendi çështjen e vaksinimit duke thënë se shumë të rinj janë të pavaksinuar dhe ngriti pyetjen se sa efektiv është plani i vaksinimit kur blihen vaksinat dhe mbahen në frigorifer.

Ndër të tjera propozoi që të bëhet i detyrueshëm vaksinimi për kategoritë që përfitojnë ndihmë ekonomike, pasi sipas tij nuk kanë mundësi që të trajtohen dhe kurohen në rast infektimi.

Ai veçoi dhe paralajmërimin për “Green pass” në Shqipëri si kudo, nëse do të hysh në bare apo restorante.

“Doli ai i bareve dhe restoranteve  tha ‘do të goditemi’. Po le të goditesh. Më elementarja që i kërkohet njerëzve është të bëjë vaksinën. I kërkohet vetëm një vaksinë”, tha Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *