27 Janar, 2023

Çmendet Edi Rama: Dibranët ia hipin njëri-tjetrit

 Çmendet Edi Rama: Dibranët ia hipin njëri-tjetrit

Kryeministri Edi Rama ka fyer dhe poshtëruar dibranët sot në takimin që zhvilloi me strukurat socialiste në Peshkopi.

Teksa po fliste për arritjen e objektivit të ardhshëm elektoral, duke i tërhequr veshin drejtuesve socialistë për 25 prillin, Rama foli me gjuhën e përgjimeve të dosjes 184, kur kërkonte vjedhjen e votave në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të vitit 2016.

“Dibranët ia hipin njëri-tjetrit”, tha Edi Rama duke u munduar ta lidhë batutën banale me inteligjencën e lindur të dibranëve, por në fakt nuk bëri gjë tjetër veçse një gafë që fyen një komunitet të tërë.

“Se ju keni edhe një veçori speciale për t`ia hipur njëri tjetrit”, tha ai

Edhe tentativa më pas për ta sqaruar se e kishte për lojën ‘kala dibrançe’, nuk e shfajëson, pasi në fakt, Edi Rama është i sprovuar botërisht që fyerjen dhe poshtërimin e ka A-në dhe B-në e aktivitetit të tij ditor.

Kryeministri vijoi thumbimet ndaj dibranëve kur u shpreh se duhet të fokusohen te rezultati elektoral i PS-së dhe jo të merren me hedhje-pritje prapa krahëve si dhe shtoi se kur ata thonë fjalë të mira, nuk duhet të merren të mirëqena.

“Jam i bindur që jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore ku pajtetër duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë të cilin e keni pritur shumë mirë, e keni votuar masivisht dhe dëgjoj vetëm fjalë të mira, kjo duhet parë se kur thonë vetëm fjalë të mira nuk është domosdoshmërisht pozitive, por të paktën deri tani janë vetëm fjalë të mira. Kështu që, mos e marrshim në sysh kryetarin e bashkisë dhe të mos fillofshin ato hedhje-pritjet dibrane mbrapa krahëve se pastaj na mori lumi.

Dhe përveçse ta konfirmojmë kryetarin bashkisë në zgjedhjet e ardhshme vendore se realisht ai është një drejtues që do të bëjë shumë punë dhe ne do ta mbështesim, por duhet të rimarrim ato tre mandatet tona që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *