1 Tetor, 2023

Cili është ilaçi që thuhet se i bën ballë çdo mutacioni të Omicron?

 Cili është ilaçi që thuhet se i bën ballë çdo mutacioni të Omicron?

Kompania farmaceutike britanike GSK (GSK.L) ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se terapia e tyre kundër COVID-19, e krijuar në bashkëpunim me partnerët amerikanë Vir Biotechnology (VIR.O), është efektive kundër çdo lloj mutacioni të variantit të ri të coronavirus-it, Omicron.

Reuters ka publikuar njoftimin duke cituar të dhëna të reja nga fazat e hershme të studimit.

Teste të kryera in vitro kundër një pseudovirusi të prodhuar nga këto dy kompani – i cili rikrijon versionin sintetik të Omicron – zbuluan se medikamenti Sotrovimab, që përdor një trajtim me antitrupa, i bën ballë të gjithë mutacioneve që ka pësuar deri tani varianti Omicron.

Të dhënat, të cilat presin ende të formulohen plotësisht në një raport të detajuar mjekësor, tregojnë se medikamenti i përdorur nga këto kompani – sotrovimab, është efektiv kundër të gjitha 37 mutacioneve të identifikuara deri më tani, që ka pësuar proteina spike e virusit, thuhet në deklaratën e GSK.

GSK dhe Vir kanë dizajnuar të ashtu-quajturit pseudoviruse, të cilët zotërojnë të njëjtat mutacione të coronavirusit dhe të gjithë varianteve të tij deri më tani, dhe ata kanë kryer teste laboratorike duke vënë në provë medikamentin e tyre për të identifikuar dobësitë e mundshme dhe pikat e tij të forta.

Sotrovimab ulte rrezikun e hospitalizimit dhe vdekjes tek njerëzit me COVID të lehtë ose të mesëm me rreth 79% gjatë testimeve. Rregullatorët britanikë e aprovuan këtë medikament dhe testimet muajin e kaluar.

Injektimi i antitrupave është vetëm një mjet i mundshëm në arsenalin e trajtimeve kundër COVID-19, por ato mund të jenë çelësi për të trajtuar njerëzit me imunitet të dobësuar, të cilët mund të mos përgjigjen në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj vaksinave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *