30 Nëntor, 2022

Cilat janë opsionet që ka Rusia për të pushtuar Ukrainën?

 Cilat janë opsionet që ka Rusia për të pushtuar Ukrainën?

Visby, një port në ishullin suedez të Gotland, po patrullohej nga ushtarë dhe qen, mëngjesin e 14 janarit. Më pas, pak pas drekës, një dyzinë me mjete të armatosura u fut në port. Në të njëjtën ditë, një avion zbriti 100 trupa. “Një sulm kundër Suedisë nuk mund të përjashtohet”,-theksoi Peter Hultqvist, ministri i Mbrojtjes së Suedisë, më 15 janar, duke treguar se anijet ruse kishin hyrë në detin baltik. “ Suedia nuk do të flejë gjumë nëse ndodh ndonjë gjë.”

Vendimi i Suedisë për të fortifikuar ishullin Baltik, që shtrihet pranë territorit rus të Kaliningradit, reflekton frikën e vazhdimit të një lufte. Rusia ka mbledhur mbi 100.000 trupa pranë kufirit me Ukrainën, me disa të tjerë që po futen nga ana lindore dhe duke deklaruar se bisedimet me SHBA-në dhe NATO-n javën e kaluar ishin një dështim. Rusia ka nisur të trajnojë dhe të mobilizojë forcat rezervë.

Lufta digjitale ka nisur që tani. Në të njëjtën ditë që Suedia dërgoi forcat në Gotland, Ukraina u godit nga një sulm kibernetik që zbuloi uebsajtet e qeverisë dhe bllokoi disa kompjuter zyrtarësh. Shtëpia e Bardhë tha se inteligjenca ruse po planifikon të sabotonte forcat e veta që qëndronin në Ukrainë, të ketë një justifikim për të sulmuar Ukrainën.

Zyrtarët perëndimore  dhe ekspertët janë të paqartë nëse Vladimir Putin, e ka ndarë mendjen se çfarë do të bëjë. Disa mendojnë se Putin akoma po shpreson që të ulë presionet e perëndimit, vetëm ”duke lëvizur shpatën” dhe jo duke e përdorur atë. Ka arsye për të besuar se Putin po e mbajnë peng për luftë, sanksionet e mundshme nga SHBA, mungesa e entuziazmit të rusëve për një luftë dhe rreziku i një hunde të gjakosur. Në kontrast me vitin 2014, kur propaganda shtetërore ishte e zënë duke nxitur frymën anti-ukrainase, këtë herë Ukraina nuk është fare pjesë e lajmeve në Rusi. Çfarëdo vendimi të marrë Putin, ai është i pasigurtë për përgjigjen e publikut.

Këmbanat po bien akoma. “Janë rritur mundësitë për të pasur një ndërhyrje të limituar ushtarake, por dramatike në Ukrainë”,-thotë James Sherr, nga Qendra Ndërkombëtare e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Europë. Por pyetja është si do të bëhej një ndërhyrje e tillë.

Një mundësi është që Rusia do të vazhdojë të bëjë cfarë ka bërë për 7 vite me radhë: të dërgojë trupa në “republikën” e Donetsk dhe Luhansk, të shkëpusë territore nga Donbas në lindje të Ukrainës, të zgjerojë kufijtë e tyre nga ana perëndimore ose t’i njohë ata si shtete të pavarura, siç bëri pasi dërgoi forcat në Abkhazia dhe Ossetian e Jugut në 2008-n, dy rajone të Gjeorgjisë.

Një tjetër skenar tepër i diskutuar vitet e fundit është ai që Rusia mund të ndërtojë një urë tokësore për në Krime, gadishulli që aneksoi në vitin 2014. Ky projekt do të merrte 300 km territor nga Deti i Azov, përfshirë dhe portin kryesor të Ukrainës , Mariupol. Kjo do të zgjeronte kontrollin rus në zonën e njohur si Novorussiya ose Rusia e Re, një zonë historike e Perandorisë Ruse në detin e Zi. Do të ishte qartësisht dhe një avantazh për zbutur reduktimet e furnizimit me ujë në Krime.

Çfarë nuk është e qartë është nëse trupat ruse do t’i shërbenin qëllimeve të Kremlinit apo jo. Nëse Rusia ka për qëllim të ndalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO ose bashkëpunimin e saj me aleatët, shumë thjeshtë, marrja e kontrollit në Donbas do ta ulte qeverinë e Kievit në gjunjë.

Kjo lë tre strategji. Njëra është të ndryshojë qeverinë  e Kievit me forcë, saç ka bërë Amerika me Afganistanin dhe Irakun. Tjetra është të imponojë kosto të mëdha ndaj Ukrainës, t’i shkatërrojë armatimet, infrastrukturën kombëtare ose të pushtojë territorin, derisa liderët e saj të bien dakord për të shkëputur lidhjet me perëndimin. E treta është të dërgojë kërkesën SHBA-së dhe NATO-s, por këtë herë si një forcë ushtarake. Të treja zgjidhjet do të shkaktonin luftë të madhe.

Një zgjidhje joshëse do të ishte që Rusia të linte vetëm armët në kufi, pa trupa, njësoj siç bëri NATO në luftën ajrore kundër Serbisë në 1999-n. Sulmet nga raketat dhe raketat do të bënin kërdinë. Këto mund të plotësohen nga më shumë armë të reja, të tilla si sulmet kibernetike në infrastrukturën ukrainase, si ato që ndërprenë rrjetin elektrik të vendit në 2015 dhe 2016. Ndëshkimi i Ukrainës nga larg, pa praninë e trupave tokësore, as nuk do të rrezikonte shumë njerëz. Rusia mund ta zvogëlojë presionin lart e poshtë me kalimin e kohës.

Problemi është se një fushatë  e tillë bombardimi ka për qëllim të zgjasë më tepër dhe të jetë më e fortë nga se tingëllon. Nëse vjen lufta, armët e lëna në tokë, ka shumë mundësi të bëhen element i luftës dhe jo më zëvendësues të saj. Rusia i ka dhe shifra për këtë. Sipas një studimi të vitit 2016, Rusia mund të shkatërronte atëherë 3 shtete Baltike me rreth 30 grupe taktike të batalionit, BTG. Sot Rusia ka dyfishin e atyre.

Nëse Bjellorusia lejon që Rusia ta kryejë sulmin nga tokat e saj, Kievi mund të merret dhe nga perëndimi. Alexander Lukashenko, lideri bjellorus tha më 17 janar se shteti i tij do t’i bashkohej trajnimeve ushtarake të Rusisë.

Ushtarët ukrainas janë luftëtarë të mirë, thotë Sherr, por atyre i mungojnë armët që kanë rusët, forcat speciale, helikopterët, paratrupat.

Por edhe pse me këto përparësi, Rusia do ta kishte të vështirë të merrte kryeqytetin e Ukrainës e jo më të gjithë shtetin,  dhe njëherë më i madh se Afganistani. Që nga viti 2014, mbi 300.000 ukrainas kanë fituar eksperiencë ushtarake dhe përdorim të armëve. SHBA-ja ka thënë se CIA dhe Pentagoni do të ndihmonin në një kryengritje të armatosur. Por Rusia do të shmangë një luftë të gjatë.

Luftërat janë rrallë herë të shpejta dhe të lehta siç paraqiten në plan. Rusia nuk ka qenë pjesë e një luftë aq gjigande sa për të përfshirë forcat ajrore që nga Lufta e dytë Botërore. Vendet që sulmohen e kanë njësoj të lehtë të kundërpërgjigjen aq sa të bien. Krijimi i një qeverie marionetë dhe më pas braktisja e saj është më e lehtë për t’u thënë se sa për t’u bërë.

Edhe fitorja do të ishte e kushtueshme. “Ukrainasit do të luftojnë dhe do të shkaktojnë humbje të mëdha në Rusi”,-thotë Peter Zwack, ish-gjeneral amerikan. “Kjo do të ishte tepër e vështirë për Rusinë sepse ata janë vetëm. Kjo e bën Putin t’i mendojë më gjatë gjërat”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *