4 Qershor, 2023

Cila është lidhja e ngushtë e obezitetit dhe Covid-19?

 Cila është lidhja e ngushtë e obezitetit dhe Covid-19?

Covid-19 është një sëmundje me rezultate shumë të ndryshme brenda popullatës dhe është konstatuar se tek çdo individ ndikon ndryshe. Nëse fatmirësisht te fëmijët pothuajse gjithmonë ka pasur rezultate të lehta ose asimptomatik, dimë që me rritjen e moshës sëmundja përkeqësohet. Mosha u identifikua menjëherë si një “faktor rreziku” dhe me kalimin e muajve kuptuam se gjendje të tjera mund të përkeqësojnë rrjedhën e sëmundjes së Covid-19. Një gjendje që përkeqëson ndjeshëm sëmundjen është edhe obeziteti që shpesh ka edhe sëmundje të tjera shoqëruese si hipertension dhe diabeti të tipit 2.

Pse pacientët obezë kanë një ecuri më të rëndë?

Një studim i fundit i botuar në Revistën Ndërkombëtare të Obezitetit, përpiqet të hedhë pak dritë mbi këtë korrelacion midis obezitetit dhe ashpërsisë së Covid-19. Në këtë punim hulumtuesit studiuan dy popullata pacientësh të prekur nga Covid-19, grupi i parë ishte me peshë normale, ndërsa i dyti karakterizohej nga një peshë trupore të lartë.

Studiuesit panë nivelin e antitrupave neutralizues anti-Spike IgG, këto janë antitrupat që sistemi ynë prodhon për të neutralizuar Sars-CoV2. Ato përdoren si një tregues i një reagimi adekuat ndaj infeksionit. Pacientët obezë të analizuar tregojnë një sasi shumë të ulët të antitrupave neutralizues në krahasim me pacientët me peshë normale.

Ky vëzhgim i parë mund të shpjegojë pse pacientët obezë kanë një gjendje më të keqe se pacientët që kanë peshë normale. Zbulimi tjetër i studiuesve ka të bëjë me praninë e auto-antitrupave. Këto janë antitrupa që trupi ynë gabimisht i formon kundër strukturave të veta (vetes). Auto-antitrupat janë të përfshirë në shumë sëmundje autoimune. ku trupi ynë sulmon veten. Përveç që kanë pak antitrupa neutralizues, pacientët obezë dhe Covid-19 kanë gjithashtu autoantitrupa që mund të kontribuojnë në ashpërsinë e sëmundjes.

Një shpjegim i mundshëm.

Dihet se efektet më serioze të Covid-19 rrjedhin nga një lloj reagimi i tepërt i sistemit tonë imunitar, i cili duke dështuar në menaxhimin e infeksionit, shkakton një përgjigje të madhe imune dhe inflamatore që në disa raste çon në vdekjen e pacientit.

Pacientët obezë i nënshtrohen një inflamacioni të vazhdueshëm, i cili shpesh qëndron i heshtur për vite me radhë, por që në rast stimulimi mund të përkeqësohet në një kohë të shkurtër. Autorët e artikullit supozojnë se kjo gjendje e lehtë e inflamacionit sistemik që karakterizon këta persona mund të rezultojë në një reagim autoimun veçanërisht të dhunshëm në rast të infeksionit Sars-CoV2.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *