27 Shtator, 2023

Çfarë tha plaku nga Luznia kur Lulzim Basha iu tha dibranëve se është djali i tyre

 Çfarë tha plaku nga Luznia kur Lulzim Basha iu tha dibranëve se është djali i tyre

Nga Kastriot Myftaraj

Banorët e Luznisë në Dibër janë të njohur për të folurën me humor dhe thumba, me nënkuptime. E folmja e Luznisë, quhet.

Në dhjetor Lulzim Basha, duke shkuar në Dibër bëri të vetmen dalje nga Tirana, që pas 9 shtatorit kur përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar.

Atje Basha iu tha dibranëve se është djali i tyre. Por megjithëse u pyet, nuk saktësoi më tepër prejardhjen e tij duke treguar fshatin.

Basha i bëri kureshtarë dibranët dhe iku duke ua lënë atyre enigmën ta zgjidhnin vetë. U bënë shumë diskutime dhe shpjegimin më interesant e dha një plak nga Luznia i cili tha:

“Nga fytyra i ngjan shumë një dhëndrit tonë nga Jugu, i cili ka qenë i martuar me një vajzë dibrane, dhe për këtë ky Luli do të mund të quhej bir Dibre.

Por mbiemrin e ka të ndryshëm nga i atij dhëndrit tonë të cilit i ngjan aq shumë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *