1 Tetor, 2023

Çfarë pune kemi ne me Maqedoninë?! Na hapni negociatat tani, menjëherë

 Çfarë pune kemi ne me Maqedoninë?! Na hapni negociatat tani, menjëherë

Deri tani disa shtete që nuk duan direkt mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE me Shqipërinë kanë nxjerrë pretekstin se gjoja “të hapen bashkë në një ditë Shqipëria me Maqedoninë e Veriut”.

Por kjo lojë dinake e tyre ka të bëjë me veton Bullgare ndaj Maqedonisë, veto e cila do vazhdojë gjatë e ndërkohë indirekt na mbajnë peng edhe ne si Shqipëri.

Ndërkohë vetë Bullgaria, si penguese e këtij hapi, deklaron hapur dhe prerë se duhet të ndahet procesi ndaj Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

Dhe kanë të drejtë!

E çfarë pune kemi ne si Shqipëri me Maqedoninë dhe hallet e saj me Bullgarinë! Pse duhet të na pengojë BE që brenda këtij viti të vendosin mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare?

Mbi 97 për qind e popullit shqiptar duan anëtarësim në BE, gjë që nuk ndodh në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

BE dhe Komisioni Europian thekson se Shqipëria i ka plotësuar kushtet. Ndaj duhet të luajë fort Tirana zyrtare, bile të kërcënojë Brukselin kur ka palë të treta që duan të futen në Shqipëri!

Mbajtja e konferencës së parë me BE sjell fonde dhe projekte qindra millionë euro nga Europa. Por edhe një rritje të prezencës së Brukselit në financat shqiptare, që do të jetë një garanci për taksapaguesit shqiptarë, por edhe për ata europianë.

Ndaj këto ditë ka nevojë që krejt diplomacia dhe politika shqiptare të jenë në unison për ti bërë presion BE që të mos luajë më me lojëra fjalësh se “gjoja nuk do Bullgaria!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *