10 Qershor, 2023

Çfarë i tha Nar Koka, Artan Hoxhës, pas arrestimit të vëllait dhe kush e ka radhën pas Lefter Kokës?

 Çfarë i tha Nar Koka, Artan Hoxhës, pas arrestimit të vëllait dhe kush e ka radhën pas Lefter Kokës?

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka do të pasojë 2 të tjera. I ftuar në “Log.” në Abc, Hoxha tha se kjo është një histori shumë e madhe, madje një nga 3 më të mëdhatë dhe nëse hetimet vijojnë, sipas tij SPAK mund të bëjë atë që s’e ka bërë deri më tani.

Sot pasdite kam parë dhe një reagim të politikanëve të ndryshëm dhe forcave politike, për këtë garën se kush i kishte bërë denoncimet i pari. Unë mendoj që kjo histori sapo ka nisur dhe uroj të jetë kështu sepse është histori shumë e madhe, është një nga 3 historitë që ka SPAK që mund të bëjë atë që s’kemi bërë në 30 vjet nëse hetimi është i plotë. Pse tani? Pse në këtë moment?

Duket sikur javët e fundit audienca e Ramës në rrjete sociale ishte zhdukur fare dhe sot menjëherë u kthye në lojë fuqishëm sepse gjithçka po merrej me foltoren, me Berishën dhe duket sikur kjo është nga ato manovrat që bën vazhdimisht Rama e sposton vëmendjen aty ku do. 

Kemi akuzuar Kim se anon nga ana e qeverisë dhe kjo duket sikur bën një baraspeshim, sepse Koka është personazh i rëndësishëm jo vetëm si ish ministër e deputet por edhe si person. Është biznesmen i fuqishëm, është sulmuar dhe më parë edhe pa u bërë ministër”, tha Hoxha.

Artan Hoxha ka zbuluar bisedën me Nar Kokën, vëllanë e ish-ministrit Lefter Koka pas arrestimit të këtij të fundit ditën e sotme lidhur me inceneratorin e Elbasanit.

Hoxha bëri me dije se nga kjo bisedë me Nar Kokën, ka mësuar se Lefter Kokës i kishte shkuar informacioni lidhur me arrestimin e tij 4 ditë më parë, por siç ka deklaruar vëllai i tij, ish-ministri në vend të arratisë kishte zgjedhur t’i nënshtrohej gjykimit.

“Unë dua të them vetëm 2 gjëra që më ranë në sy, së pari këto lloj arrestimesh kryhen me një skuadër të ngushtë të BKH me njësi të caktuara të policisë kryesisht janë njësi civile që marrin një objektiv dhe e mbajnë në vëzhgim para se të marrin vendimin e gjykatës. Koka u kap sot në mëngjes në një lokal. Ndërkohë Klodian Zoto nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria, pra ai është në Shqipëri. Edhe fakti që policia s’e ka gjetur dot, por nga kërkimet e tjera rezulton se ai është në Shqipëri.

Vijmë te personi i 3 Stela Gugallja, e cila thuhet me sistemin TIMS se është brenda Shqipërisë, por nga informacionet që kam unë është jashtë. Nëse u arrestua i pari Koka pse duhet të dilte kaq shpejt lajmi pa u arrestuar 2 të tjerët? Koka e plotësonte kushtin të ishte një pshk i rëndësishëm. Çfarë dua të them, a ka ndonjë rrjedhje informacioni që këta 2 të tjerët i morën masat dhe i 3 jo?

Nga që kam pasur me Nar Kokën, një personazh shumë kontravers, e kam pyetur në lidhje me arrestimin, sepse  ekanë kapur në lokal, s’kanë vajtur për ti bërë spektakël , i kanë thënë kemi këtë urdhër duhet të shkojmë në shtëpi, atje është bërë kontrolli i shtëpisë nja 2 orë. E pyeta a keni pasur dijeni më parë? Nari më tha “na ka ardhur një informacion para 4 ditësh por bëmë kalkulimet dhe vëllai zgjodhi të bënte këtë që bëri të dorëzohej dhe të mos largohej por ti nënshtrohej gjykimit”, tha Hoxha.

E ndërsa Lefter Koka u prangos, biznesmenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë shpallur në kërkim. Por vendndodhja e tyre ende nuk është gjetur nga policia. Sistemi “TIMS” i nxjerr të dy në Shqipëri, Zoton dhe bashkëpunëtoren e tij. Mirëpo Artan Hoxha, referuar burimeve të tij, tha se Zoto është në Shqipëri, kurse Gugallja është larguar jashtë vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *