3 Shkurt, 2023

Ca këshilla për të kursyer shpejt para, nëse s’po dini nga t’ja filloni

 Ca këshilla për të kursyer shpejt para, nëse s’po dini nga t’ja filloni

Fiks në këtë periudhë të vitit, pendohemi kaq keq që nuk kursyem sa duhet për pushimet e verës, apo për çdo shpenzim që del tani krejt “papritur”. Nëse jeni një kaos në lidhje me menaxhimin e parave dhe s’dini nga t’ja nisni, ndiqni hapat më poshtë.

1.Si fillim, eleminoni gjithë borxhet që keni

Para se të kaloni tek kursimet, shlyeni gjithë detyrimet që keni. Merrni pak frymë dhe nisni nga qëllimi i radhës: kursimi. Mos bini pre e tundimeve muajin e ardhshëm për të shmangur armikun numër 1 të parave rezervë: borxhin!

2. Vendosni një qëllim fiks kursimi

Pastaj vizualizoni se ku ose për çfarë do t’i shpenzoni. Nëse keni nevojë për pak motivim, shkrujeni diku qëllimin fiks. Doni të blini një shtëpi për 3 vite? Përcaktoni një shumë parash nga rroga që do ta hiqni veç pikërisht për këtë qëllim.

3. Përpiqu të heqësh dorë nga veset

Nuk po themi që është e thjeshtë, por nëse bëni një llogari sesa shpenzoni për duhanin apo alkoolin do arrini në përfundimin se ja vlen më tepër që ato para t’i kurseni. Të paktën, provojeni!

4. Mësoni të thoni jo në periudha të caktuara dhe rezistojini tundimit

Në vend që të prisni bileta avionësh kohë pa kohë, sajojini vetë pushimet pranë vendit ku jetoni. Kujtoni se po “sakrifikoni” për një pushim shumë më të mirë ca kohë më vonë.

5. Shpenzoni për të kursyer

Pra investoni në gjëra që do t’ju kursejnë në afatgjatë, sidomos kur vjen puna tek shpenzimet e shtëpisë. Instalimet, gjërat që lidhen me shpenzimin e energjisë, apo pajisjet elektro-shtëpiake mund t’ju duken fillimisht të shtrenjta, por mund t’ju bjerë të shpenzoni më tepër nëse merrni gjëra të lira.

6. Kurseni paratë e drekës

Eshtë e lehtë të porosisni ushqim në zyrë, por më e thjeshtë është t’i kurseni ato para duke përgatitur diçka me vete nga shtëpia. Në fund të muajit do të habiteni sesa para do të kurseni vetëm prej atij vakti. Një arsye më shumë për të ngrënë edhe shëndetshëm!

7. Bëni një analizë shpenzimesh

Duhet të dini gjithmonë se ku jeni! Me shumë gjasa mbeteni pa para në fund të muajit thjesht sepse nuk dini ku i shpërdoroni ato. Vini re dhe reduktojini të panevojshmet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *