4 Dhjetor, 2022

Bujar Kapexhiu: Punë e madhe se e shpalli Amerika “non grata” Berishën. Ai e ka parë SHBA, tani s’ka gjë se nuk shkon më

 Bujar Kapexhiu: Punë e madhe se e shpalli Amerika “non grata” Berishën. Ai e ka parë SHBA, tani s’ka gjë se nuk shkon më

Karikaturisti Bujar Kapexhiu thotë se pas gjithë kësaj situate brenda Partisë Demokratike do të ketë një ringritje dhe një bashkim. I ftuar në News24, Kapexhiu shprehet kundër rikthimet të atyre që ai i quan pseudopolitikanë që largohen duke krijuar disa partiçka pa vlerë.

Sipas tij, ‘e rëndësishme është që PD duhet të lëvizë, duhet të tundet dhe të shkundet dhe të arrijë në atë që është slogani i vet më të bashkuar dhe më të fortë’.

Ai shprehet kundër thirrjes që bën ish-kryeministri Berisha, që të afrohen të gjithë të larguarit.

“Unë kurrë nuk kam qenë dakord me ato largimet nga partia. Me disa pseudopolitikanë që nuk i plotësohet interesi i tyre dhe largohen dhe krijojnë parti. Partiçka të vogla si kërpudha në trungun e madh dhe e pamë që janë asgjë. 

Pastaj japin dhe dorëheqjen. Unë do të isha dakord që këta që kanë ikur mos të largohen më. Nuk ka pse të kthehen. Për ata që ikën mos të kthehen. Ata që krijuan parti. 

Nuk e di se me çfarë mënyrë, megjithëse edhe thirrja që bën Berisha që të afrohen edhe plangprishësit. Unë do të isha që ata të mos afroheshin, ikën nga politika dhe të qëndrojnë jashtë, ose si individë të vazhdojnë politikën, mund të jenë gazetare opinionistë, mund të jenë në profile të ndryshme, por jo të jenë deputetë dhe të kenë poste në PD.  

Në PD sot duhet të jenë të rinj. Ka plotë të rinj të mençur. E rëndësishme është që të vendosen të rinj. Ju do thoni që edhe Berisha pretendon të jetë kandidat për kryetar. Është e drejtë e gjithë kujt. Por unë kam një bindje, që këtë lëvizje brenda PD vetëm Berisha mund ta bënte. Askush tjetër. 

Cilido që mund ta bënte do anatemohej do shahej dhe do braktisej. Me Berishën nuk është kollaj. Ai e formoi njëherë, le ta riformojë edhe njëherë. Mund të bëhet një votim. Të votohet, vota është e rëndësishme. Njerëzit mendojnë se Berisha mund të jetë i pari. 

Por ja lëmë votës. Edhe nëse është Berisha i pari, unë jam i bindur që ai do tja lërë vendin të dytit. Por që fiton me votë pranë ti. Kam një ide të tillë, që të vendoset i dyti. I dyti mund të jetë edhe Lulzim Basha” u shpreh Kapexhiu.

Ndërsa vendimin e SHBA-ve që e shpalli Sali Berishën non grata, Kapexhiu e komenton kështu: “Unë si qytetar dhe që merrem me anën kritike të këtyre gjërave, them se ata kanë marrë një vendim non grata. Është mendim i tyre le të respektohet dhe Berisha gjatë kësaj kohe të mos shkojë në Amerikë. E ka parë Amerikën”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *