3 Shkurt, 2023

“Bomba” e Berishës: Vis Martinajn e ka hequr qafe Olsi Rama

 “Bomba” e Berishës: Vis Martinajn e ka hequr qafe Olsi Rama

Sali Berisha ka thyer heshtjen për Vis Martinaj. Ai ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku që të bëjë të ditur se nëse është vrarë apo jo Ervis Martinaj.

Berisha tha se Martinaj është një biznesmen i ndershëm, që u pasurua falë biznesit të ligjshëm të lojërave të fatit.

“Shqipëria është një vend i pasigurtë, një vend në të cilin bandat godasin, në parlament bëjnë ligjet, në qeveri bëjnë vendimet, por në fakt një lidhje të madhe mes të trejave ekziston.

Sot Edi Rama porosiste Met Rrumbullakun, ku është Vis Martinaj. Ua them unë, ai është tek lojërat e fatit.

Pyesni Olsi Ramën se ku është. Martinaj ishte një biznesmen që u ngrit nga lojërat e fatit, të cilat deri dje ishin ilegjitime, ndërsa sot janë legjitime”, tha Berisha, duke lënë të kuptohet se Martinaj është vrarë pikërisht për lojërat e fatit.

Dhe ai që e ka hequr qafe, sipas Berishës, është pikërisht Olsi Rama, ndryshe nga sa raportojnë mediat.

Kujtojmë që Martinaj ka lidhje familjare me Berishën dhe prej vitesh as ai dhe as mediat e tij, nuk e përmendnin emrin e Vis Martinajt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *