3 Shkurt, 2023

“Bomba” e avokatit të njohur: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin deri në 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

 “Bomba” e avokatit të njohur: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin deri në 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

Avokati Saimir Vishaj është shprehur se Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu kanë marrë para për transferime gjyqtarësh dhe prokurorësh.

Ai ka hedhur akuza të rënda ndaj Topit dhe Spahiut, duke thënë se kanë marrë nga 50 deri në 300 mijë euro për të prodhuar një dekret presidencial.

“Krijuam një president që ishte Topi dhe një Kreshnik Spahiu, që u paguan lekë për transferimet e tyre.

Momenti që një nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bënë emërime e transferime me lekë dhe këtu drejtësia ra.

Arritën nga 50, 100 mijë e deri në 300 mijë euro njerëz të cilët kanë paguar për të prodhuar një dekret’, u shpreh Sajmir Vishaj.

“Shyqyr që ishte Berisha kryeministër që i ndërpreu. Sepse merrnin 200-300 mijë euro për të emëruar prokurorë e gjyqtarë.

I ndërpreu kryeministri i asaj kohe (Sali Berisha)’, theksoi avokati Sajmir Vishaj.

“Ka qenë një parrullë tjetër në kohën e Topit dhe Spahiut, që rrota të lëvizë, duhet të vajiset”, deklaroi Sajmir Vishaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *