28 Janar, 2023

Bllofi me Eurobondin – Berisha dhe PD e abstenuan njësoj në vitin 2015

 Bllofi me Eurobondin – Berisha dhe PD e abstenuan njësoj në vitin 2015

Deputetët e Partisë Demokratike, abstenuan në seancën e se enjtes në Kuvend lidhur me borxhin eurobond prej 700 milionë eurosh si dhe për huanë për OSHEE-në, të kërkuar nga qeveria.

Sot në media qarkulloi një mesazh, sipas të cilit deputetët e PD-së ishin porositur që të abstenonin në grup gjatë votimit të dy ligjeve në fjalë.

Kjo gjë u ‘shit’ si një marrëveshje okulte mes kreut të PD-së Basha e kryeministrit Rama me ‘fenerët’ e drejtuar nga kryedemokrati i cili u sulmua për votimin në fjalë.

Megjithatë nga një vëzhgim i një votimi në vitin 2015 për të njëjtën çështje, një borxh eurobond tregon se ish-kryeministri Berisha, kreu i tanishëm Basha dhe thuajse të gjithë politikanët që i janë bashkuar Foltores kanë abstenuar, duke qenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, duke qenë se konsensusi për eurobond është dhënë përherë nga opozita.

I ashtuquajturi skandal i “abstenimit të borxhit eurobond” nga opozita, është në kuadër të frymes propagandistike që po synon Foltorja, duke u përpjekur të japë imazhin e një bashkëpunimi okult Rama-Basha.

Deri me tani argumentet janë të dobëta, sidomos ky i eurobondit, ndërsa vihet re se oligarkët e medias dhe televizioneve janë rreshtuar pa u menduar dy herë në mbështetje të Foltores.

Emisionet “prime time” merren veç me Partinë Demokratikë dhe së bashku me mediat pranë Foltores injorojnë dukshëm jehonën për aferat korruptive të njerëzve te Ramës.

Votimi i vitit 2015

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *