2 Shkurt, 2023

Bleona Qerreti feston ditëlindjen e… qenit: Gëzuar drita e mamit

 Bleona Qerreti feston ditëlindjen e… qenit: Gëzuar drita e mamit

Dje për këngëtaren, Bleona Qereti ishte një ditë speciale, pasi qenushi i saj, Johnny ka pasur ditëlindjen.

Ndaj këngëtarja i organizoi një festë shumë të bukur, ku nuk ka munguar as torta dhe jo një, po dy të tilla.

Bleona ka ftuar njerëzit e saj më të dashur dhe kanë festuar së bashku.

Ajo madje ka ndarë edhe një video në Instagram, ku ka marrë shumë urime nga fansat e saj.

“Gëzuar ditëlindjen drita e mamit”, ka shkruar Bleona krahas videos së festës.

Kujtojmë që këngëtarja, aktualisht shfaqet në rolin e opinionistes në “Love Story” dhe ka tërhequr gjithmonë vëmendje me mendimet e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *