3 Shkurt, 2023

Berishës nuk i bëhet vonë shumë për qytetarët

 Berishës nuk i bëhet vonë shumë për qytetarët

Sali Berisha ka thirrur një protestë më 7 korrik.

Ai thotë se e ka thirrur këtë protestë, për shkak të situatës në vend dhe rritjes së çmimeve.

Por, nëse do të lexosh lajmet e portalit të financuar nga djali i Berishës, e kupton realisht hallin real të Sali Berishës dhe pse e ka thirrur këtë protest.

Prej ditësh, ky portal numëron deputetët e PD që do të marrin pjesë në protest, duke u përqendruar veçanërisht tek grupi i Lulzim Bashës, pasi ata që ndjekin Berishën, natyrisht që do të jenë në shesh.

Fillimisht Berisha i caktoi vetë deputetët e grupit të Bashës, duke u ndarë zonat e protestës, ndërsa portali i familjes së tij boton lajme në seri, se kush deputet nga grupi i Bashës po bashkohet me protestën.

“Edhe filani do marrë pjesë në protest”, “Protestës i bashkohet edhe ypsiloni”, “Një tjetër deputet konfirmon pjesmarrjen në protest”, “Edhe aleati i PD do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut”, janë disa nga titujt propagandues të portalit të familjes së Berishës, që tregojnë hallin real të këtij të fundit.

Ai e ka thirrur këtë protest thjesht për të treguar më 7 korrik, që ka me vete shumicën e deputetëve të PD-së, pasi këta të fundit tashmë janë kompleksuar se nëse nuk dalin, do të quhen të shitur tek Rama.

Sa për hallet e qytetarëve, Berishës pak i intereson.

Më 7 korrik ai thjesht do që të rreshtojë gjithë deputetët e PD në shesh, për të treguar se tashmë ka kontrollin e plot mbi PD dhe mund t’i bëjë presion SHBA-së, por dhe drejtësisë, nëse e “ngacmojnë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *