21 Shtator, 2023

Berishën e sulmojnë, pastaj e falin!!! Pastaj rifillojmë nga e para

 Berishën e sulmojnë, pastaj e falin!!! Pastaj rifillojmë nga e para

Nga Edmond Arizaj

1.Për masakrën zgjedhore të 1996, për thyerjen e embargos ndaj Millosheviçit, masakrën civile të 1997, u fal nga ndërkombëtarët (Paskal Milo: Ambasadorët më thanë mos arrestoni Berishën).

2.Për grushtin e shtetit 1998, për ekstremizmin, ngërçin politik, dhunën verbale, sjelljet parapolitike, diktaturën brenda PD, ndarjen dhe përçarjen e Shqipërisë dhe çështjes së Kosovës, protesta të dhunshme dhe frikësuese, u fal nga populli shqiptar (fiton zgjedhjet e vitit 2005).

3.Si përgjegjës i një qeverie të stërakuzuar për korrupsion, si kryeministër në detyrë ku vriten para godinës ku është ai brenda 4 vetë, si babai-kryeministër i djalit përfshirë në një biznes plot me pikëpyetje, ku vdiqën aksidentalisht mbi 25 vetë, u fal nga PS dhe PD, praktikisht shteti shqiptar (as ai, e asnjë ministër (apo eksponent tjetër) i akuzuar, asnjë i hetuar, asnjë i dënuar).

Normalisht Berisha duhet të ishte tërhequr nga politika që në humbjen e referendumit 1994. Anormalisht duhet ta kishin hequr nga politika në 1996-1997. Teorikisht duhet të ishte para drejtësisë minimumi që në 15 shtator 1998…

Jo vetëm që jo, por për tetë vite Berisha drejtoi sërish një qeveri ku gjatë kësaj periudhe u hoqën vizat, vendi hyri në NATO dhe një president amerikan viziton Shqipërinë për herë të parë…plus të vrarë e të plagosur, siç është zakoni…

Sot jemi në 2022, 30 vite më pas, dhe flitet sërish për Sali Berishën, për gjëmat dhe bëmat e tij. Jo nuk flitet, ndjesë: gjithë shqiptarët shohin një Big PD (big bradhër demokratik) duke marrë anë, e duke u bërë palë, duke bërë parashikime e analiza, duke bërë emisione e debate, duke bërë meme e humor, mallkime e lëvdime, madje duke u kacafytur, duke i përmendur Berishës të njëjtat gjëra, për të cilat ai asnjëherë nuk ka qenë në gjyq!!!

A ka prova për gjëmat e Berishës? Që nga 1992 mundësisht. Merreni plaseni brenda dhe mos të dëgjojmë më për të. Përndryshe…vjen falja e rradhës. Rifillojmë nga e para. Çfarë stresi 30 vjeçar!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *