4 Dhjetor, 2022

Berisha sulmon Yuri Kim: Je kthyer në sekretaren e PS-së dhe zëdhënësen e Lulzim Bashës

 Berisha sulmon Yuri Kim: Je kthyer në sekretaren e PS-së dhe zëdhënësen e Lulzim Bashës

Sali Berisha ka vijuar sulmet  ndaj ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha tha nga Patosi se Kim herë shfaqet si sekretare ideologjike e PS-së dhe herë si zëdhënëse e Lulzim Bashës, të cilin e quan vetëm deputet.

Ai u shpreh se nëse ambasadorja amerikane është e interesuar për luftën kundër korrupsionit të Shqipëri, ajo duhet të insistojë në tendera të hapura dhe të mos inkurajë prokurimet direkte.

Berisha solli në vëmendje fluksin e investimeve amerikane gjatë qeverisjes së tij, duke nisur nga Bechtel që ndërtoi “Rrugën e Kombit”.

“Edi Rama është kreu i meduzës dhe një armik i egër i shqiptarëve në 8 vite ka shpërdoruar 8.2 miliardë euro. Shikoni çfarë bën me një institucion që i ka mbetur pa kapur, përdor tritolin, SPAK dhe të gjitha mjetet legjitime në vend që të presë zgjedhjet. problemi i Berishës është tërësisht personal, kam hapur padi për shpifje .

Ju garantoj se edhe 100 vite nuk kanë për të gjetur prova për shpifjen që kanë ngritur ndaj meje. Por nga ana tjetër kjo është një motiv që unë të vazhdoj betejën.

Ndërkohë Kim që kalon nga sekretare ideologjike e PS kalon në zëdhënëse e Bravës, kam dy fjalë: Në këtu jemi jemi pro-amerikanë dhe mirëpresim investitorë amerikanë, por theksoj që kompania më e fuqishme amerikanë që ka ndërtur në Shqipëri ishte Bektel dhe ajo fitoi rrugën e Kombit me një tendër ndërkombëtar ku morën pjesë 7 kompani. I them të mos inkurajojë prokurime direkte në këtë vend.

Nëse jeni e interesuar për luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e investimeve të huaja insistoni në tendera të hapura. Imun ndaj korrupsionit nuk është askush.

Sot Shqipëria u ngjit edhe 6 shkalla për korrupsion. Këto janë rezultat i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë. Reforma solli dy pasoja, ju e humbët të drejtën e një procesi gjyqësor dhe po ashtu ka mijëra dosje të kriminelëve që nuk hapen fare sepse nuk ka prokurorë. Është përgjysmuar numri i prokurorëve”- tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *