Berisha-Ramës: Kujdes me ne demokratët, se ta dimë ku e ke zyrën dhe selinë e partisë

Sali Berisha i ka dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama nga Fushë-Kruja që të mos marrë peng selinë e Partisë Demokratike.
Gjatë takimit me demokratët Berisha tha se:
Jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës, për ti dhënë ultimatum Ramës nga Fushë Kruja, mos mendo se mund të konfiskosh shtëpinë e demokratëve në Tiranë.
Kujtohu mirë se ke zyrë dhe seli partie dhe i bindur të jesh ti që nuk mund të marrësh kurrë peng selinë e PD me pengkryetarin.
Ndaj dhe të heqë dorë nga lojërat e turpshme, lojërat primitive me pluralizmin shqiptar”.