30 Nëntor, 2022

Berisha “non grata”, Hillary Clinton fton Edi Ramën në New York: Zbulohet arsyeja

 Berisha “non grata”, Hillary Clinton fton Edi Ramën në New York: Zbulohet arsyeja

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë këtë të premte drejt SHBA.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu nga burime qeveritare mëson se kryeministri është ftuar në New York nga ish-Zonja e Parë dhe ish- sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Në New York zonja Clinton në emër të organizatës Vital Voices do t’i dorëzojë zotit Rama një çmim për rolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afgan strehuar në vendin tonë.

Top Channel mëson se kryeministri do të nderohet me çmimin “Voices of Solidarity Award”.

Ceremonia do të mbahet me 6 dhjetor nga ku do të nderohen edhe sekretari përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres,  David Milliband dhe president Joe Biden.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *