5 Dhjetor, 2022

Berisha: Ne demokratët jemi trima, jo si Basha frikacaku që u tremb nga djali i Rrahman Rrajës. Në 97-n Topalli shkonte në Vlorë, edhe pse e qëlluan me kallash

 Berisha: Ne demokratët jemi trima, jo si Basha frikacaku që u tremb nga djali i Rrahman Rrajës. Në 97-n Topalli shkonte në Vlorë, edhe pse e qëlluan me kallash

Nga Guri i Zi i Shkodrës, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia, Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha është politikan i dobët dhe frikacak.

Përpara demokratëve, Berisha tregoi rastin kur në zgjedhjet e kaluara Lulzim Basha u tremb nga djali i Rrahman Rrajës, i cili i kishte thënë të mos shkonte në Fushë Krujë për fushatë elektorale.

I frikësuar, Basha nuk shkoi, tha Berisha, pavarësisht insistimit të kryetarit të degës së PD dhe demokratëve atje.

Berisha kujtoi ngjarjen e vitit 1997 kur Jozefina Topalli u kërcënua me armë në Vlorë, por sërish shkoi dhe takoi demokratët.

“Ju ftonte në miting, vinit masivisht, fliste 1 orë dhe nuk guxonte të përmendte njëherë emrin e Edi Ramës.

I thoja, këta vijnë se janë kundërshtarë të Edi Ramës se ua ka sjellë në majë të hundës qeveria. Unë kështu e kam, tha.

Por opozita nuk është kështu. Një tip i dobët dhe frikacak. I thotë në Fushë Krujë i biri i një krimineli në Parlament, Rrahman Rrajës, “Lul mos guxo të dukesh në Fushë Krujë”.

Në mënyrë absolute nuk shkoi të bëjë fushatë në Fushë Krujë. Më vjen kryetari i partisë dhe më thotë, kjam shkuar tre herë dhe i kam thënë duhet të vish që të mos na ulësh kokën ne, se thonë që e ka kërcënuar i biri i Rrahmanit e ka kërcënuar dhe nuk vjen dot. Nuk shkoi.

E gjuajtën me kallashnikov Jozefina Topallin në fshatrat e Vlorës dhe shkoi 10 herë të tjera. Kështu është politika, nuk është për t’u trembur”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *