29 Maj, 2023

Berisha kërcënon deputetët e PD-së: Do t’u fshij nga dheu, nëse nuk bashkoheni me mua

 Berisha kërcënon deputetët e PD-së: Do t’u fshij nga dheu, nëse nuk bashkoheni me mua

Sali Berisha ka kërcënuar deputetët e Partisë Demokratike, që nuk e mbështesin atë.

Ai tha se revolucioni që ka nisur, do t’i fshijë, nëse nuk njohin rezultatin e shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar i PD-së:

“Unë u them këtyre zotërinjve se PD kaloi krizën më të thellë e kaloi atë duke rikthyer standartet e lirisë. Të mos sillen më si njerëz pa vizion politik, një pjesë e mirë e tyre kanë qenë zyrtar tek unë.

Kam pasur vlerësim të madh. Tjetër është zyrtar e tjetër është politikan…Ndryshon edhe gjykimi. Deputeti është i detyruar të gjykojë politikisht.

Të mos bëhen instrumente të një skenari më i turpshëm në historinë e Shqipërisë. I di qëndrimet e tyre, por referendumi është një apel i madh për ndërgjegjen e tyre politike. Se revolucioni i fshin.

Sot PD është shtëpia e lirisë. E patë historinë e turpit të sotëm, si u mblodhën fëmijë e njerëz që s’kanë lidhje me këtë forcë politike. Mos vazhdohet më tutje me këtë skenar. Ky është skenar destabilizues për vendin. I them Ramës i bindur të jesh se këtë revolucion as nuk mund ta ndalosh as nuk mund ta mposhtësh.

Me këto që bën duke marrë peng Lul bravë, duke ia mbushur tarracën me punonjës të gardës…ata nuk paguhen për të ruajtur Lul bravën, por për të mbajtur rendin dhe qetësinë. Revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde, mos luaj me pluralizmin.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *