Berisha ka kaluar në çmenduri totale

Nga Arben Duka
Berisha shumë i nxehur,
i skuqur në fytyrë,
na thotë se Juri Kimin,
nuk do ta qasë në zyrë!
Sa bërtet ky idiot,
bërtet edhe bërtet,
sa s’e kuptojmë dot,
për cilën zyrë po flet?!
Marrjen e postit të Lulit,
e ka bërë fakt të kryer,
xhindet e pleqërisë,
sa keq e kanë gënjyer!
E dimë situatën,
ndaj dhe nuk po flasim kot,
partinë që drejton Luli,
Berisha s’e merr dot!
E mendon veten djalë,
dhe jo një burrë të vjetër,
ndaj mundet-pa dyshim,
të bëjë një parti tjetër!
Sheh ëndrra me sy hapur,
i fandaksuri doktor,
po s’ka asnjë mundësi,
të bëhet një faktor!
Dhe zonja Juri Kim,
që këngën ja këndoi,
s’do ketë asnjë nevojë,
Berishën të takojë!
Berisha-xha Berisha,
na bëri kaçurrel,
inati me Xhorxh Soros,
s’i del që nuk i del!
Kampioni i mashtrimit,
nuk di një herë të hesht,
në krahasim me Soros,
është plesht dhe vetëm plesht!
Berisha-xha Berisha,
që nxin më keq se nata,
Xhorxh Soros do ta shpalli,
për gjithë jetën “non grata”!?
Tani ç’të themi tjetër,
fale-o Zot fale,
mavria ka arritur,
në çmenduri totale!