4 Dhjetor, 2022

FOTO LAJM/ Berisha: Edhe në Shtëpinë e Zotit, Rama e Basha flasin me njëri-tjetrin

 FOTO LAJM/ Berisha: Edhe në Shtëpinë e Zotit, Rama e Basha flasin me njëri-tjetrin

Edi Rama dhe Lulzim Basha edhe kur janë në Shtëpinë e Zotit nuk ndjekin meshën, por i shkruajnë njëri-tjetrit mesazhe.

Kështu shkruan Sali Berisha, i cili ka postuar edhe një foto të Bashës dhe Ramës gjatë meshës së përurimit të Arqipeshkvit të ri, Mons. Arjan Dodaj.

“Edhe në Shtëpinë e Zotit në vend të ndjekin meshën, flasin me njeri tjetrin! Zoti i …..!”, shkruan Sali Berisha në Facebook.

Basha dhe Rama ishin bashkë me Metën në përurimin e Arqipeshkvit të ri, Arjan Dodaj, dhe Berishës kaq i ka mjaftuar që të ngrejë teori konspiracioni.

Pak javë më parë ai e akuzoi Bashën edhe kur kishte marrë pjesë në varrimin e mamasë së Irfan Hysenbelliut.

Sipas tij, Basha u takua aty me Taulant Ballën dhe Erion Veliajn.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *