27 Shtator, 2023

Berisha: Basha i tha Yuri kim të dalim nga zyra se na ka vënë përgjues Saliu

 Berisha: Basha i tha Yuri kim të dalim nga zyra se na ka vënë përgjues Saliu

Në takimin e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas, Sali Berisha reagoi ndër të tjera edhe ndaj deklaratave të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

“Dy fjalë dua ti them zonjës ambasadore, që më shumë se interesat e vendit të saj, promovon politikën e Sorosit në Ballkan. Në një dalje televizive u shprehe se po fitoi Berisha nuk do t’i jap dorën, tani do t’i përgjigjem: Dera e Berishës si kryetar PD-je, apo kryeministër do jetë gjithmonë e hapur për ambasadoren e SHBA-ve, me të vetmin kusht në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarë do lloj funksioni nuk do shkelë në zyrën time pa u kërkuar ju të falur.

Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit. Ne jemi ata që e kemi përmbys diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ua ka bërë kush në 30 vite. Të garantoj që në zyrën time nuk do shkelësh kurrë pa u kërkuar të falur demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se plani i Edi Ramës ishte shndërrimi i PD-së në ministri të Ramës. “Rama dhe padrinoja e tij Soros, e kishin të qartë se unë nuk do pranoja kurrë një aleancë me PS-në, se ishte gjëmë e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Atëherë menduan të më ndëshkonin pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, dhe në këtë mënyrë me peng-Bashën do mund të merrnin cdo vendim kundra jush, kundra demokratëve dhe interesave të Shqipërisë”, shtoi ai.

Berisha foli edhe për histori regjistrimesh në PD.

“Ju garantoj që dora dorës do mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme. Por nuk është koha të harxhojmë kohë me të. Ky zotëri deklaronte se të gjitha gafat e tij mi ka imponuar Sali Berisha.

Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky, i thotë ambasadores: Të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha, më ka futur regjistrues Berisha dhe të bisedojmë jashtë. A mund të imagjinoni një gjë të tillë?”, tha Berisha

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *