Berat Buzhala: Nuk vdes Berisha pa rrëzuar Ramën, ai është politikani që iu ka dhënë më shumë shqiptarëve

Gazetari Berat Buzhala thotë se Sali Berisha nuk do vdesë pa e rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.
Ai gjykon se Berisha u ngrit nga varri politik veç për të larguar këtë qeveri.
Për Buzhalën, Berisha është politikani që i ka dhënë Shqipërisë më së shumti.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Sali Berisha e ka fshi perpara Partine Demokratike, s’ka qe e ndale.
Nuk e di a eshte kjo nje gje e mire per kete parti dhe per demokracine shqiptare ne pergjithesi.
Berisha eshte qe 30 vjet ne politike, edhe eshte pak veshtire me besu qe mundet me dhane edhe dicka me teper per ate vend.
Une jam prej atyre qe besoj qe Berisha eshte politikani qe i ka dhane me se shumti Shqiperise, krahasuar me Meten, Ramen, Mejdanin, Mojsiun, Topin dhe te tjere me radhe.
I ka pri rrezimit ne komunizmit, e ka antaresu ne NATO, ia ka heq vizat shqiptareve dhe te arritura te tjera. Mirepo, cka mundet me dhane tjeter?
Sido qe te jete, Lulzim Basha u tregu i paafte per me qene opozitar i Edi Rames. Ka deshtu qe tete vjet, e do te deshtoje edhe 80 vjet te tjera.
Prandaj, rikthimi i Berishes dhe entuziazmi rreth tij edhe mund te justifikohet.
Shqiptaret kane qene ne kerkim te nje lideri qe nuk negocion me Ramen, qe nuk i nenshtrohet e as frikesohet atij. Kete gje e kane gjetur te Berisha.
Keshtu qe ne demokraci mosha nuk eshte pengese shume e madhe.
Mos t’i numeroj me radhe lideret qe jane me te vjeter se Berisha.
Ndoshta nuk po don me shku prej ksaj bote pa e hjeke edhe Ramen :).
Berisha ishte shpallur i vdekur edhe pas permbysjes se vitit 1997.
Mirepo e kishte deshmuar qe ai duhet te shpallet i vdekur politikisht vec nese eshte i vdekur biologjikisht”, shkruan Buzhala.
1 Comment
Ky eshte nje debil gazetaruc. Si mund te meren per te verteta idiotesit qe shkruan ky budalla.