1 Shkurt, 2023

Belinda Balluku taksë shqiptarëve për Bashkim Ulajn deri kur të bëhet 97 vjeç

 Belinda Balluku taksë shqiptarëve për Bashkim Ulajn deri kur të bëhet 97 vjeç

Oligarku Bashkim Ulaj, i cili bleu kompaninë Gener 2 për 5 mijë lekë në vitin 2003, është sot 59 vjeç.

Deri kur Bashkim Ulaj të bëhet 97 vjeç, çdo shqiptar duhet t’i paguajë një taksë 2.5 euro, nëse do të kalojë në rrugën që pritet të ndërtohet Thumanë-Kashar, raporton Prapaskena.

Kështu parashikon afera e radhës e Belinda Ballukut, e nisur nga Damin Gjiknuri, me miratim të Edi Ramës, për pasurimin e Bashkim Ulajt dhe brezat pas tij.

Afera llogaritet deri më tani 1.56 miliardë euro, më e madhja në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Nëse SPAK nuk ndërhyn në kohë për të goditur protagonistët e kësaj vjedhje historike, taksa Ulaj do t’u rëndojë shqiptarëve deri në vitin 2060, për të kaluar në vetëm 21 km rrugë, në mes të Shqipërisë, në fushë dhe me kosto minimale mirëmbajtje.

Sipas ekspertëve, për të ndërtuar 21 km rrugë sipas standardeve gjermane, kostoja maksimale është 150 milionë euro.

Këta e kanë rritur koston e rrugës, bashkë me mirëmbajtjen, në 1.5 miliardë euro, gati sa katërfishi i vlerës së skandalit me inceneratorët.

Skandali është i shumfishtë dhe absolutisht sfida më e madhe për SPAK, për shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri

Së pari, Bashkim Ulaj sot duhet të ishte në burg dhe objekt i ligjit anti-mafia për pasurinë, për skandalin e tenderave me vlerë 30 milionë, përmes dokumenteve të falsifikuara, me anë të kompanisë mashtruese DH Albania, të cilën e kishte regjistruar në emrin e recepsionistit të biznesit të tij, Avdjol Dobi. Kompania paraqiste dokumente të falsifikuara sikur ishte degë e një kompanie amerikane. Kompania ishte një marifet për të ndarë para publike Danian Gjiknuri me Bashkim Ulajn. Në fund u dënua me 6 muaj burg vetëm çunaku Avdjol Dobi.

Së dyti, Bashkim Ulaj sot duhet të kishte dalë para drejtësisë dhe të ishte objekt i ligjit anti-mafia për pasurinë, për krimin mjedisor në Valbonë, falsifikimin e firmave të banorëve për HEC-in dhe refuzimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës së Lartë për të pezulluar aktivitetin e konsideruar si kriminal në Valbonë.

Së treti, Ulaj duhet të dilte para drejtësisë për kullat tek diga e Liqenit, korruptim të gjyqtarëve, ndërtime jashtë kritereve dhe korrupsion të dyshuar me ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë.

Së katërti, Bashkim Ulaj sot duhet të hynte dhe të dilte në dyert e SPAK, për tendera dhe koncensione me vlerë qindra milionë euro të paracaktuar dhe me pazar në tavolinë, me kompaninë e themeluar nga komshiu i Sali Berishës, Kujtim Dinaj, në vitin 2003. Kështu me paratë që Berisha u përlante shqiptarëve, Ulaj u bë biznesmen, fillimisht me ndërtime, ndërsa shumë shpejt futi duart në paratë publike.

Koncensioni korruptiv Thumanë-Kashar

Kompania ‘Gener 2’ e oligarkut Bashkim Ulaj si gjithnjë ka fituar betejën me qeverinë në gjykatat e korruptuara shqiptare, duke detyruar ekzekutivin të rikthejë koncensionin e ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar. Koncensioni ishte parashikuar fillimisht në vlerën 457 milionë euro.

Më shumë se sa një betejë me qeverinë, në fakt kemi të bëjmë me një pazar mes oligarkut të akuzuar nga politikanë të Malit të Zi për trafik droge me qeverinë shqiptare, e cila sipas Departamentit të Shtetit është kapur nga korrupsioni në çdo degë.

Bashkim Ulaj paraqiti një ofertë të pakërkuar për ndërtimin e rrugës Tiranë-Kashar. Oferta e tij, çuditërisht, u shpall fituese, në mënyrë të paracaktuar.

Ka dyshime se oligarku mund të ketë dhënë një ryshfet me vlerë rreth 100 milionë euro në këmbim të koncensionit.

Por, kjo kontratë u anulua në janar 2019 pas skandalit me kompaninë fantazmë DH Albania, e cila rezultoi 30 milionë euro tendera, me dokumente të falsifikuara, duke u paraqitur sikur ishte degë e një kompanie amerikane.

Afera u zbulua në dhjetor 2018.

Dokumentet e publikuara nga mediat konfirmonin lidhje të shumta mes kompanisë DH Albania dhe kompanisë Gener 2, e cila ishte fituesja e tenderit të koncesionit Thumanë – Kashar.

Pronar i kompanisë fantazmë ishte një punonjës i Bashkim Ulajt, Avdiol Dobi, i vetmi i dënuar me 6 muaj burg nga gjykata.

Skandali duket se vuri në siklet qeverinë, e cila një muaj më pas anuloi kontratën me kompaninë e Bashkim Ulajt.

Si arsye u tha se paratë e parashikuara për këtë koncension, do të kalonin në dispozicion të zbatimit të paktit për Universistetit.

Por, Bashkim Ulaj e goditi urdhrin e ministres Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në gjykatë.

Kompania e Ulajt e fitoi çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit.

Apeli Administrativ ka vendosur që të shfuqizojë urdhrin e datës 25 janar 2019 të Ministrisë së Infrastrukturës “Për ndërprerjen e dhënies së koncesionit”.
Trupa gjykuese vendosi gjithashtu t’a detyronte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës që t’i përcillte për miratim Këshillit të Ministrave draft-kontratën koncesionare për projektin Thumanë- Fushë Krujë –Vorë –Kashar.

Vendimi nuk ankimohet

Qeveria nuk e ka ankimuar vendimin e Apelit pro Bashkim Ulajt në Gjykatën e Lartë, pasi kjo gjykatë, pas shkrirjes nga Vetingu dhe ringritjej, ka treguar se nuk është kapur nga oligarku, siç ishte edhe rasti për Valbonën.

Për të mos ankimuar vendimin, besohet se janë ndarë qindra mijëra euro.

Ndërkohë që palët janë përfshirë në pazare, duke hartuar një kontratë të re me shtojsa dhe parashikime korruptive, duke rritur koston nga 457 milionë euro në 1.56 milionë euro.

Mbetet për t’u parë nëse SPAK do t’ua kursejë këtë vjedhje të çmendur ndaj shqiptarëve.

Së pari, duhet të japë llogari Damian Gjiknuri se pse ia dha koncensionin Bashkim Ulajt pa garë. A nuk i mjaftoi afera me Dh Albania?

Së dyti, duhet të japë llogari Belinda Balluku se pse rriti pazarin me Bashkim Ulajn nga 457 milionë që e kishte fiksuar Gjiknuri në 1.56 miliardë euro.

Pse nuk e ankimoi vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë? Apo kështu e ka këshilluar ‘Papuja’ për tek i cili ngjit shpeshherë ashensorin për të kaluar natën?

Dhe më e rëndësishme: Cili është roli i Edi Ramës? A po si gjithnjë ‘përgjegjësia është individuale’?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *