21 Shtator, 2023

Basha tregon “sekretin” si mundi Edi Ramën

 Basha tregon “sekretin” si mundi Edi Ramën

Lulzim Basha thotë se është i vetmi që e ka mundur Edi Ramën në zgjedhje.

Dhe këtë gjë, ai thotë se e bëri duke përjashtuar Sali Berishën nga fushata zgjedhore.

“Së pari dua ta them që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garën për Bashkinë e Tiranës.

Nuk e kam thënë çelsin e fitores deri më sot por tani është momenti ta them. 

Ka qenë vendimi për përjashtimin e Berishës nga fushata në Tiranë. 

Gjatë këtyre viteve, ekspertë nga kompani të specializuara të fushatave elektorale, në bazë të studimeve të tyre na kanë rekomanduar moskandidimin e Sali Berishës në raport me interesat elektorale të PD-së. 

Kjo ka të bëjë edhe me faktin se gjerësisht perceptohej një dualizëm në PD. Protagonizmi i Berishës merrte trajtat e një dualizmi. 

Unë kam përgjegjësitë e mia, ai duhet të ishte larguar vetë. Duhet të kishte lënë PD dhe kryetarin të hapë rrugët. 

Unë kam përgjegjësitë e mia për të lejuar këtë dualizëm” – tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *