4 Dhjetor, 2022

Basha: S’jam më 17 vjeç ta ndjek Berishën nga pas, burri i Blerina Gjylametit financoi 11 dhjetorin e Saliut

 Basha: S’jam më 17 vjeç ta ndjek Berishën nga pas, burri i Blerina Gjylametit financoi 11 dhjetorin e Saliut

Lulzim Basha u shpreh se bashkëshorti i deputetes socialiste Blerina Gjylameti, është aksioner në një nga kompanitë që e organizoi Kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës.

“Nuk kam asnjë njoftim ndaj çështjeve tona. Gënjeshtrat mos i riqarkulloni.

A më ka stresuar mua Berisha? Më ka stresuar në faktin se nuk më ka lënë të bëjë punën time. Ai më ka thënë që nuk lë askënd përpara vetes time.

100% e energjive të mia duhet të ishin përballë Edi Ramës, përballje parlamentare. Kemi 3 muaj që Rama na bredh i qetë me tubin e oksigjenit me vete.

Vazhdon ta financojë arenën e Hajnisë.

Blerina Gjylameti i thotë Alibeajt, deri më 11 do jesh ti kryetar komisioni.

Bashkëshorti i saj, Kostika është aksioner ose menaxher në një kompani e cila solli organizimin e Kuvendit në Air Albania, duke sjellë atë skenografi aty.

I kam thënë Berishës nuk jam më 17 vjeç, jam 47, prind i dy fëmijëve. Nuk na trajton dot më si fëmijë. Ti je e shkuara o Sali”, tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *