9 Dhjetor, 2023

Basha i prerë: Koha e Sali Berishës ka mbaruar, nuk lejoj ta përdorë më PD-në

 Basha i prerë: Koha e Sali Berishës ka mbaruar, nuk lejoj ta përdorë më PD-në

kreu i PD Lulzim Basha ka dhënë një mesazh të prerë kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një prononcim për mediet, Basha është shprehur se koha e Berishës ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale”, tha Basha.

Sipas kryedemokratit, problemi më i “madh i qytetarëve shqiptarë sot është regjimi i Edi Ramës”.

Duke e quajtur Berishën një tub oskigjeni për kryeministrin Edi Rama, referuar këtu “Foltoreve”, kreu demokrat tha se është i vendosur që ta presë atë tub.

Sipas Bashës, PD ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *