9 Dhjetor, 2023

Basha- Berishës: Nuk ta zgjidh dot hallin, je shpallur non grata nga SHBA

 Basha- Berishës: Nuk ta zgjidh dot hallin, je shpallur non grata nga SHBA

Lulzim Basha iu është përgjigjur akuzave të radhës nga Sali Berisha, sipas të cilit, në ditët në vijim do të happen disa dosje për Bashën.

Ai thotë se nuk ia zgjidh dot hallin Berishës, pasi është shpallur non grata nga SHBA.

“Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës.

Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA.  Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale.

Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, thotë Basha në reagimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *