2 Shkurt, 2023

Babai i zv.ministrit të Ramës sulmon të birin: Paraja blen çdo gjë në këtë vend, edhe zërin tënd e heshtjen time

 Babai i zv.ministrit të Ramës sulmon të birin: Paraja blen çdo gjë në këtë vend, edhe zërin tënd e heshtjen time

Babai i zv.ministrit Besart Kadia, gazetari i njohur Ilir Kadia, ka thumbuar të birin, se ka ndikuar në heshtjen e tij, për të mos kritikuar Qeverinë.

“Paraja e bleu gjithshka

Në këtë vend!

Edhe heshtjen time…

Edhe zërin tend”, shkruan Ilir Kadia.

Kujtojmë që ky i fundit ka qenë i afërt për shumë vite me Sali Berishë, por edhe këshilltar i tij, përveçse gazetar i njohur.

Edhe i biri i tij, Besart Kadia, për shumë kohë ishte këshilltar ekonomie në PD.

Por në mënyrë të habitshme ai u emërua nga Rama vitin e kaluar, zv.ministër Ekonomie.

Kjo duket se ka ndikuar edhe tek i ati i tij Ilir Kadia, që ashtu siç e pranon edhe vetë, tashmë nuk mund të kritikojë më Qeverinë për shkak të të birit.

Siç shkruan edhe ai, paraja me sa duket blen gjithçka në Shqipëri.

Sidomos kur në lojë është Edi Rama J

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *