30 Nëntor, 2022

Aventura e vajzave austriake që “braktisën” Vjenën për Përmetin

 Aventura e vajzave austriake që “braktisën” Vjenën për Përmetin

Nga Mitro Çela

Kohë më parë isha në Përmet. Në mengjes zura vend në restorant. Dy vajza të huaja bisedonin. Nuk merreshin vesh me banakieren.

Duke luajtur rolin e përkthyesit, nisa bisedën me vajzat.

Të dyja ishin nga Vjena. Kishin ardhur në Përmet me biçikletë!

Sgurdullova sytë! Përsërita pyetjen…

Më treguan biçikletat. Deri në Itali, me biçikletë. Pastaj në traget. Zbritën në Durrës. Morën rrugën për në Sarandë. Me biçikletë. Natën e parë fletën në Himarë. Natën e dytë qëndruan në Sarandë. Deri në Gjirokatër udhëtuan me autobus.

-Gjirokastra është fantastike,- tha një nga vajzat.

– Nga një ballkon, zgjata dorën dhe vendosa kapelen mbi minarenë e një xhamie! Këtë batutë, në fakt e kam lexuar në një libër të Kadaresë.

Nuk e kuptova, pse ishte qëlluar me plumb monumenti i Çerçiz Topullit? Fantastik sokakët. Madhështore kalaja. Topa. Mitrolozë. Bile edhe një aeroplan I zënë rob!

-Ne, na pëlqen të ushëtojmë me biçikletë,- thotë vajza tjetër.

– Kemi edhe një shoqatë. Çdo vit qindra austriakë shkojnë në Vjetnam, vetëm për për të bërë xhiro me biçikletë! Është një sport shumë i bukur!

Shqipëria do ishte një vend ideal për biçikleta. Ka terren fantastik. Vende të virgjëra. Vjetnami është larg. Por pse austriakët shkojnë në vendet e Azisë?

Sepse atje ka organizim. Ka kulturë turistike. Atje, ciceronët nuk I kërkon. Ata të rrëmbejnë. Në Shqipëri mungojnë gjëra të vogëla, por siç thotë populli juaj:

“Për një pe e një gjilpërë, vete dëm një thes I tërë?!”

Së bashku me vajzat shkuam në lixhat e Bënjës. Kuptohet. Ato me biçikleta. Ne me makinë. Pimë kafe tek “Hani i Coles”, i ndërtuar nga një çift përmetarësh, buzë një kroi, nën hijen e rrapishteve.

Vazhduam drejt lixhave. Një urë mesjetar me harqe. Pylli me bredha, plantacioni më i madh ne Ballkan.

Përroi i Langaricës. Kanonet me famë. Vajzat aty për aty vendosën: “Do lëmë biçikletat dhe do t’i ngjitemi malit të Nemërçkës më këmbë. Kemi lexuar dhe duhet të shohim “Shpellën e gomaricës!” Na kanë thënë se këtej rrotull ka edhe dhi të egra?!”

U kthyem në Përmet. Dy çifte me turistë nga Japonia. Pyeta: Pse në Përmet? Shoqëruesja më thotë:

-Japonezët kishin parë internetin. Kishin gjetur tre kisha të lashta. Kishën në Kosinë. Kishën në Badëlonjë dha atë të Leusës…

Po kështu kishin dëgjuar se diku afër qytetetit nxirret një pllakë guri. Është aqë e bukur, sa që aktoria Kidman, ka veshur me këto pllaka, vilën e saj në Australi…

U ndamë me vajzat nga Vjena. Shkëmbyem adresat në internet. Pas dy javëve në postën time elektronike mbriti haberi I parë:

“ …Me biçikletë udhëtuam nga Këlcyra, në Sinjë dhe mbritëm në Berat! Një natë fjetëm në një stan. Nata mw e bukur e jetës sonë! Kalaja e Beratit? Vështirë të gjesh një të dytë në Ballkan. Pikturat e Onufrit janë bërë pjesë e imagjinatës sonë?…

-Fjetëm një natë në Krujë. Pazari i Krujës ishte si një copë nga mesjeta…

Vitin tjetër do rikthehemi në Shqipëri. Në grup…Anullnuam Vjetnamin…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *