5 Dhjetor, 2022

Asnjë vilë, kopësht, pishinë, shërbëtore: Jeta e pazakontë dhe frymëzuese e Angela Merkel

Angela Merkel, kancelarja e ekonomisë më të madhe europiane, do të mbetet shembull për lidershipin e bazuar në vlera, fakte dhe empati.

U zgjodh kancelare në 2005.

Për 16 vjet demostroi shembullin e lidershipit me aftësi, dedikim dhe sinqeritet.

Në këto 16 vjet në pushtet, nuk pati rebelime në vendin e saj.

Nuk emëroi asnjë të afërm në pozicione shtetërore.

Nuk pretendoi lavdi.

Gjermania do ti thotë lamtumirë lideres fizikante dhe kimiste kuantike,

E cila nuk joshej nga moda dhe dritat, nuk bleu prona të patundshme, makina, jahte apo avion privat.

Ajo po e lë postin, duke e lenë Gjermaninë në majë.

Ajo po ikën dhe të dashurit e saj nuk kërkojnë përfitime.

Në 16 vjet nuk ndërroi stilin e garderobës.

Kur e pyetën në një konferencë për shtyp : “Përse vishni të njëjtin kostum, nuk keni tjetër?“

Angela Merkel u përgjigj: “Unë jam në shërbim publik, nuk jam modele”.

Në një tjetër konferencë shtypi e pyetën: “A keni një pastruese apo

guzhinjere për t’ju ndihmuar në shtëpi?”

Përgjigjia e saj ishte: ”Jo nuk kam nevojë për shërbyes, këto punë në shtëpi i bëjmë unë dhe bashkeshorti”.

“Po kush i lan rrobat, ju apo bashkeshorti?“ e pyeti një tjetër gazetar.

“Unë rregulloj rrobat dhe im shoq vë lavatriçen”, tha Merkel.

Angela Merkel jeton në të njëjtin apartament të zakonshëm ku banonte para sa të zgjidhej kancelare e Gjermanisë.

Ajo nuk posedon asnjë vilë, shtëpi, kopësht, pishinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *