27 Nëntor, 2022

Artur Zheji sulmon mbështetësit e Berishës: Janë hijena, duan të kapin ndonjë post

 Artur Zheji sulmon mbështetësit e Berishës: Janë hijena, duan të kapin ndonjë post

Analisti Artur Zheji ka bërë disa deklarata të forta.

“Afër njerëzve të pushtetshëm si Berisha rrinë ca njerëz hiena që përfitojnë nga lufta nën hijen e Doktorit për të kapur ca poste.

Ata janë nxitësit më të mëdhenj.

Një PD e çarë me nuanca amerikane nuk vjen kurrë në pushtet sepse kalon nga një ditë në gri në një ditë të zezë.

Por rrjedha e historisë s’i dihet”, tha Zheji.

Analisti Mentor Nazarko shtoi se “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk tregon demokratizim.

“ Çfarë është Foltorja. Magneti. Thërrmijat magnetike i kontribuojnë këtij aktivizimi të Berishës.

A është ky demokratizim, unë nuk besoj se është. S’kemi afirmim të figurave të reja.

Forma e zgjedhur për t’u përplasur me Bashën dhe Amerikën është e përzgjedhur nga kulti i individit”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *