Artur Zheji: Berisha ka për të përfunduar në koshin e plehrave të historisë, s’ka shans përballë “yllit” të politikës Lulzim Basha

Analisti Artur Zheji ka komentuar situatën politike në vend, dhe thotë se fjala turbulencë “e përmbledh më së miri”.
“Kemi përgatitje të ethshme për zgjedhje e nga ana tjetër një pyetësor që kryeministri do ia drejtojë popullit, bashkëbisedim me popullin, situatë me familjen Duka, situatë me cështje gjyqësore në proces, ka një tension, sic thuhet në tavolinat elitës shqiptare kemi një negativitet shumë të lartë”, tha ai.
Sipas Zhejit, është një lajm pozitiv që gjykata njohur si kryetar të PD-së Lulzim Bashën.
“Kryelajmi është që gjykata zgjodhi linjën që mos hynte vetë në burg, linjën që të paktën sipas normave bazike juridike duhet të merrte vendimin për të zgjedhur kryetarin Basha në krye të PD. Kur një gjë e pritshme bëhet realitet është një gjë pozitive. Drejtësia dha drejtësi sa i përket këtij aspekti.
Kjo do bëjë të domosdoshme regjistrimin e Berishës për të krijuar kandisatë të pavarur dhe do kemi një betejë transversale shumë të madhe, beteja më e madhe verbale parashikohet të jetë midis PD legale dhe atyre që pretendojnë se janë PD, pra Rama ka shumë mundësi ti nxjerrë gështenjat me duart e kësaj përplasje”, tha Zheji.
Po çfarë do ndodhë pasi PD me kryetar Lulzim Bashën është regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 6 marsit? Artur Zheji tha se “një nga qëllimet kryesore që do ketë në pikësynimin e vet politik Sali Berisha do jetë vazhdimi i betejës për të shkatërruar Lulzim Bashën”.
“Kjo betejë për të shkatërruar do bëhet duke çarë votën djathtas që të ketë një humbje 6 me 0 sa janë bashkitë e të hidhet teza tjetër që Basha është vetëm humbës e prandaj duhet të ndryshojë si lidership i PD e pastaj opoziota e vërtetë …
Jam dakort me avokatin Ngjela që tha Berisha do fusë kokën në batanije, por vendimi gjyqësor është i ngurtë e nuk zhbëhet e për këtë arsye ka për të nxjerr një forcë alternative djathtas të regjistrojë një sigël të re politike me pak ndryshime nga kjo e do e bëjë e ka thënë pak a shumë si opozita e vërtetë.
Mendoj që sa i përket një refleksioni që do jetë në votat e djathta do ndodhë se votuesit e djathtë do e kuptojnë që racionaliteti anon nga Basha e probabliteti anon nga Basha dhe kjo pjesa tjetër pavarësisht se është shumë luftarake është një pjesë historike e rëndësishme madhore por nuk sjell në fitore, pra nuk e con anijen në portin e dëshiruar por në turbulenca të panjohura, në këtë pikëpamje do ketë rrjedhje nga krahu i Berishizmit drejt Bashës”, tha Zheji.
Artur Zheji tha sa Sali Berisha do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë, për shkak se shkatërroi PD-në duke sulmuar Lulzim Bashën.
Por sipas tij, përballë Bashës, Berisha s’ka asnjë shans të fitojë.
Zheji tha se Basha është e ardhmja e politikës shqiptare dhe ka për ta sjellë PD-në në pushtet.