4 Qershor, 2023

Artan Hoxha zbulon historinë rozë të bosit të krimit: La shtatzënë në burg, dy psikologe

 Artan Hoxha zbulon historinë rozë të bosit të krimit: La shtatzënë në burg, dy psikologe

Gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e djeshme rrëfeu një histori të pazakontë me një nga bosët e krimit shqiptar që disa vite më parë ishte në qeli.

Gazetari nuk dha emër se kush ishte i dënuari, por tregoi se ndërroi 4 psikologe dhe në fund të takimeve me të, 2 prej tyre mbetën shtatzënë.

“Njëri nga këta bosët e grupeve kriminale, ndodhej në burg dhe ai kishte kërkuar psikologe, se thoshte kam probleme, jam sëmurë dhe unë mbaj mend se atij i ndryshuan nja 4 psikologe, 2 prej tyre mbetën shtatzënë.

Nuk e vazhduan si histori se do të bëhej skandal. Ja çonin psikologet në burg, dhe ai i korruptonte, të rekrutonte psikologet, se para kishte”, tregoi Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *